Komisioni Evropian ka miratuar dje një axhendë lidhur me politikën e re që do të ndjekë Unioni ndaj emigracionit masiv. Sipas kreut të diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ky është një sukses, arritur në sajë të përpjekjeve të presidentit të KE Juncker dhe skuadrës së tij.
Çfarë përfshin strategjia e re në këtë drejtim?
Ajo përfshin një paketë masash, të mbështetura financiarisht me 60 milionë euro për të përballuar fluksin e ardhjeve pa fund të refugjatëve.
Evropa synon të gjejë një partneritet me Libinë për të penguar trafikun e qenieve të gjalla drejt kontinentit të vjetër. Kjo përjashton ndërhyrjen e trupave tokësore në Afrikë, ndërkohë që parashikohet përforcimi i kordonit në veri të saj për të penguar me çdo kusht që në fillim nisjen e gomoneve. Operacioni detar synon të shkatërrojë biznesin e trafikantëve.
Shpërndarja
Në vendet e Evropës do të shpërndahen 20 mijë emigrantë, që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare dhe që vijnë kryesisht nga kampet e refugjatëve. Nuk është vendosur një numër lidhur me personat që do të pranojë secili vend, por u përcaktua një tabelë me përqindje të totalit. Kështu psh, Gjermania do të pranojë numrin më të madh, 18.42%, Franca 14.17%, ndërkohë Italia 11.84% të totalit. Luksemburgu merr vetëm 0.85% të tyre, Polonia 5.64% etj.
Sistemi i kuotave synon të krijojë një solidaritet, deri tani të munguar, të vendeve të Bashkimit Evropian lidhur me pritjen e njerëzve që largohen nga luftërat dhe varfëria ekstreme.
Megjithatë, ky projekt duhet të marrë OK nga të gjitha qeveritë e vendeve të BE-së. Në rast se miratohet, vitin e ardhshëm duhet të kalohet në një ndryshim të rregullave të Dublinit, që parashikonin se vendi ku zbarkonin emigrantët kishte përgjegjësinë e strehimit të tyre, i vetëm. Kjo solli që vende si Italia dhe Greqia të presin vazhdimisht valën e parë të emigrantëve, duke sjellë shpenzime prej 9-10 milionë eurosh në muaj për mbajtjen e tyre.
Misioni afrikan
Ndërkohë, Mogherini shpalli dhe vendimin e marrë për të përforcuar misionin civil në Nigeri, vend nga ku nisen një numër shumë i lartë refugjatësh, të cilët vërshojnë prej andej në drejm të Libisë, me synim brigjet e Evropës. Po kështu do të veprohet edhe me vende të tjerë, origjinë e eksodit masiv.
Përballë një emergjence dramatike, Europa më në fund e kuptoi se koha nuk premton më dhe këto javët e fundit ka hedhur hapa gjigantë, duke u dhënë një përgjigje globale sfidave komplekse të emigracionit, shkruan kryediplomatja europiane. Ndërsa zv.presidenti i KE Timmermans, foli për propozime shumë ambicioze që rrjedhin nga diskutimet dhe kritikat e mëdha.
Shkrimi u publikua sot (14.05.2015) nw Shqiptarja.com versioni print
Redaksia online
(k.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com