Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski teksa ka bërë një vizitë në bashkinë Pustec, ka thënë se Maqedonia zbaton të gjitha vendimet e marra nga ana e Bashkimit Europian sa i takon çështjes së refugjatëve.

Ai ka hedhur poshtë edhe pretendimet se vendi që përfaqëson zbaton vendime të njëanshme të cilat nuk janë të konsultuara me vendet e BE-së.

"Lidhur me çështjen e refugjatëve, të gjitha masat që ne i zbatojmë janë vendime të Bashkimit Europian, jo të njëanshme. Ne jemi thjeshtë vëzhgues, si vend kandidat dhe zbatojmë vendimet e BE-së” ka thënë ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)