Rreth 6500 emigrantë janë shpëtuar nga mbytja në Libi, kanë konfirmuar Rojet Bregdetare italiane, në një prej operacioneve më të mëdha të ndërmarra deri më sot. Rreth 40 misione  u organizuan 20 km larg qytetit libian të Sabrathas. Pamjet dhe videot treguan emigrantët,  që brohorisnin dhe gëzonin sapo hipnin në anijet e shpëtimit. Në operacion u përfshinë forca shpëtimi nga Italia, agjensitë kufitare të BE-së dhe organizata të tjera.  

Shumë prej refugjatëve kryesisht nga vendet e Lindjes se Mesme dhe Afrika  përpiqen të emigrojnë drejt shteteve europiane për tu shpëtuar luftrave dhe varfërisë.
Ndër të tjera shpesh here ata bien pre e trafikantëve të qënieve njerëzore .

Në mars, BE arriti një marrëveshje me Ankaranë në përpjekjen për të ndaluar emigrantët të kalojnë nga Turqia në Greqi, ndërsa vendet e Ballkanit i mbyllën kufijtë për emigrantët.Si rezultat refugjatët  nga shtete të tilla si Eritrea, Somalia dhe Afrika perëndimore po përdorin brigjet italiane si port hyrëse.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)