Pas vizitës në Tiranë të Komisionerit Evropian për Çështjet e Migracionit, në Shqipëri pritet të mbërrijë këtë javë ministri i Jashtë italian Angelino Alfano, e temë kryesore do të jetë sërish kriza e refugjatëve.
Greqia ka strehuar pranë kufijve të Shqipërisë një numër refugjatë sirianë, çka ka ngritur shqetësimin e Italisë se me mbylljen e rrugëve të Ballkanit, vendi ynë do të jetë rruga e re e depërtimit të refugjatëve drejt shteteve të Bashkimit Evropian. Në fokus të bisedimeve me liderët politikë shqiptarë pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në kontrollin e kufirit përmes një marrëveshje të re.
Ndërkohë Dimitris Avramapoulos që vizitoi Tiranën zyrtare dy ditë më parë, i përcolli politikës shqiptare të gjithë mbështetjen e Bashkimit Evropian, si politike ashtu edhe financiare, në rast të një fluksi të mundshëm të refugjatëve sirianë drejt vendit tonë, persona të cilët lënë atdheun e tyre për shkak të luftës atje.
Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com