“Nëse merr fund për ata (grekët), ne kemi vdekur, zero. Ne jemi punëtorë nëse nuk na japin punë, nuk kemi shpresë tjetër. Jemi të varur prej tyre: nëse ata kanë punë, atëherë do të ketë punë për ne”, shprehet një emigrant.
Që prej rënies së komunizmit në vitin 1990, Greqia ka tërhequr rreth 600 mijë punëtorë nga Shqipëria. Tani që banka janë mbyllur dhe grekët nuk po arrijnë një marrëveshje, vendet po këmbehen, shkruan "Reuters".
“Varet nga znj. Merkel. Gjithçka varet nga Zonja e Madhe”, shprehet një tjetër emigrant shqiptar.
Në një kohë kur Greqia, nuk po tërheq më emigrantë, 16 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti.