Bashkimi Evropian transferoi 72 milionë euro për qeverinë shqiptare, për të përballuar pasojat e krizës energjetike. Nga kjo paketë mbështetëse e BE-së do të përfitojë drejtpërdrejt rreth 1 milionë përdoruesit familjarë të energjisë elektrike dhe 168 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri me subvencionimin e çmimeve të energjisë.
Përmes paketës, BE thotë se mbështet qeverinë në zbatimin e masave për mbrojtjen e konsumatorëve. Masa që konsistojnë në mbajtjen e çmimeve të energjisë elektrike të pandryshueshme, në investime të reja për prodhimin e energjisë nga era dhe dielli, legjislacionin e ri për energjinë e rinovueshme dhe subvencionimin në masën 70% për konsumatorët që instalojnë ngrohës uji me energji diellore.
Me grantin 72 milionë euro nga BE, qeveria shqiptare do të japë ndihmë financiare për 11 200 persona në nevojë. Fondet në formën e një granti, të cilat Shqipëria nuk do të duhet t’i kthejë mbrapsht, janë pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë, shpallur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë në vitin 2022 dhe nënshkruar me qseverinë në muajin mars të 2023 në kuadër të programit IPA.
Në 2024-ën BE paralajmëron të transferojë edhe 8 milionë euro të tjera në pritje të progresit që do të arrihet me zbatimin e masave përkatëse nga qeveria. Vitin e kaluar agresioni rus kundër Ukrainës shkaktoi rritje të mëdha të çmimeve të energjisë në të gjithë botën.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
66%
-
Jo
31.3%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Të gjithë kundër Elon Musk
7 Janar, 15:47
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15