Kriza energjetike/ 'Europa ka mjaftueshëm gaz natyror, çmimet kanë rënë ndjeshëm', Meta kritikon 'Rilindjen': Vendet e BE marrin masa, qeveria lutet për reshje

Kriza energjetike/ 'Europa ka mjaftueshëm gaz natyror, çmimet kanë rënë ndjeshëm', Meta kritikon 'Rilindjen': Vendet e BE marrin masa, qeveria lutet për reshje

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kritikon sërish qeverinë se nuk po merr masat e duhura për t’u përballur me krizën energjetike. Duke ironizuar, Meta shkruan se ‘Rilindja’ lutet për reshje shiu ndërsa Europa po merr masat duke çuar rezervat e gazit në 100%.

Meta thotë se çmimi i energjisë ka rënë me 50% në krahasim me muajin shtator dhe pretendon se qeveria do të rrisë shumëfish çmimin për familjet shqiptare. 'Luten për reshje', shkroi Meta duke iu referua deklaratave të qeverisë se duhet kursyer energji. Për masat e marra nga Europa bazohet në një artikull të prestigjozes amerikane CNN që tregon se si po bien çmimet.

Ndërkohë vë sërish theksin tek protesta e thirrur nga Sali Berisha duke pretenduar se do kundërshtojnë ato që i cilësojnë si vjedhje të ‘Rilindjes’.

“Aktualisht rezervat e gazit në vendet europiane janë 100%. Kjo është arsyeja pse çmimet e energjisë janë mesatarisht 150 euro/Mëh, pasi 36% e totalit të energjisë në Europë sigurohet nga gazi natyror me kosto 100 euro/Më.

Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t'u shkarkuar në terminalet LNG, Qeveria e "Rilindjes" ofron si zgjidhje të lutemi për rreshje. Ndërkohë që çmimi i energjisë ka rënë me 50% në krahasim me muajin shtator, Qeveria e "Rilindjes" vendos të rritë shumëfish çmimin për familjet shqiptare.

Ndaj 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve monstruoze të "Rilindjes" në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve”, shkruan Meta.

Pjesë nga shkrimi i CNN

Evropa ka më shumë gaz natyror sa nuk di se çfarë të bëjë. Aq shumë, në fakt, sa çmimet shkuan në rënie në fillim të kësaj jave.

Për muaj të tërë, zyrtarët kanë paralajmëruar se ky dimër do të jetë i vështirë dhe do të përballen me krizë energjetike pasi Rusia - furnizuesi më i madh i rajonit me gaz natyror – shkurtoi furnizimet në shenjë ‘hakmarrjeje’ për sanksionet e vendosura nga Evropa për pushtimin e Ukrainës.

Por tani objektet e depozitimit të gazit të BE-së janë thuajse plot, cisternat që transportojnë gaz natyror të lëngshëm janë rreshtuar në porte, ndërsa ka vështirësi në shkarkimin e ngarkesave. Por kjo ka sjellë rënien e cmimeve me 20% nga e enjtja e kaluar dhe me më shumë se 70% që kur arriti rekordin e lartë në fund të gushtit.

Të hënën, çmimet holandeze të gazit për dërgesë brenda një ore, të cilat pasqyrojnë kushtet e tregut evropian në kohë reale, ranë nën 0 euro, sipas të dhënave nga Exchange Intercontinental. Çmimet u kthyen në rënie për shkak të "rrjetit të mbifurnizuar", tha për CNN Business Tomas Marzec-Manser, kreu i analitikës së gazit në Independent Commodity Intelligence Services (ICIS).

“Është një kthesë jashtëzakonisht befasuese e ngjarjeve për Evropën, ku familjet dhe bizneset janë prekur nga rritjet e çmimit të një prej burimeve të saj më të rëndësishme të energjisë gjatë vitit të kaluar”, tha Marzec-Manser.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 06/11/2022 19:16

    Shyqyr u zgju nga gjumi letargjik ky Likja se per sa kohe ishte president sberi asgje

    Përgjigju
  • joni: 06/11/2022 19:07

    po me ilir po cmimi e energjis elektrike ja shikon gjithe bota si i ka

    Përgjigju
  • Edi: 06/11/2022 18:39

    Po masat qe jan mar ktu si shef ky idjot

    Përgjigju
  • Berti: 06/11/2022 17:50

    Te gjithe ne krize vetem meta ka zgjidhjen cfare teatri

    Përgjigju
  • xxx..: 06/11/2022 17:31

    Nje hajdut dhe spiun nuk duhet ti jape mend te tjereve

    Përgjigju
  • Armand: 06/11/2022 17:28

    Ik o k** mos fol mo se na hape barkun me at surrat… ke dhe goj me fol ti

    Përgjigju
  • Beni: 06/11/2022 17:09

    Ky meta meriton ndonje denim ne burg ate meriton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës