Deri para pak ditësh, ishte Rezarta ajo që e këshillonte të bijën Klean, që të mos linte dritat ndezur e frigoriferin hapur. Sot është vogëlushja, aso që i tërheq vëmendjen, mamasë së saj.

“Mbylle derën se harxhon energji! “(Shkon tek frigoriferi)

“ Në rregull të keqen mami, po këtë ku e mësove ti?- i thotë mamaja

“Në, klasë”, na e mësoi mèsuesja “- thotë Klea.

“Në rregull mamaja do t’i dëgjoj këshillat”.

Klea është në klasë të dytë në shkollèn “Betim Muço”. Me t’u kthyer në shtëpi, ajo u përcjell familjarëve të saj,  çdo këshillë që i ka dhënë mësuese Donika mbi menaxhimin sa më eficient të energjisë.

“Mami, përse i ke lënë të gjithë dritat ndezur, se harxhojmë shumë energji dhe është ende ditën” (shkon i fik)

Mamaja e Kleas, Rezarta tregon se pas një dite pune të lodhshme ndonjëherë ajo padashur  tregohet e pavëmendshme ndaj detajeve të vogla si psh dritat e lëna ndezur, por këto ditë Klea e vogël i ka tërhequr vëmendjen shumë dhe është bërë më e ndërgjegjshme.

“Realisht këshillat kur i marrim nga fëmijët vlejnë shumë dhe do ishte mirë pse jo, t’iu futet si lëndë shkollore, këtë krizës energjitike ku jemi futur. Nuk më shkon mendja tek këto detajet e vogla si karikusi siç thotë Klea apo televizori. Të gjitha këto me rradhë domjethënë, nuk na shkonte mendja që shpenzonin kaq shumë, por tani kemi filluar të ndërgjegjësohemi nga fëmijët.”

Prej disa ditësh, në shumë shkolla të kryeqytetit po aplikohen orë edukative, në mënyrë që nxënësit të ndërgjegjësohen mbi kursimin e energjisë, në kushtet kur vendi dhe mbarë bota po përballën me krizë.