Kriza energjetike, Karakaçi në Report Tv: Anijet me qira do të prodhojnë 2400 MWh energji në 24 orë! Kaskada duhet të ruhet për muajt e verës

Dy anije me qira që do të vendosen në Triportin e Vlorës për prodhimin e energjisë është një nga masat që ka marrë qeveria për të përballuar krizën energjetike. Enea Kakaraçi, drejtori i përgjithshëm për energjinë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka treguar ndikimin e anijeve me qira për prodhim të energjisë.

Kakaraçi u shpreh se do të mbulojë 10-20% të nevojave të vendit dhe do të prodhojë rreth 2400 megavat në ditë. Nëse nuk do të ishte kjo mënyrë, qeveria do të detyrohej të blinte energjinë me çmim tregu.

“Efekti do të jetë se do të japin energji prodhojnë 2400 MWh në ditë. Konsumi ndryshon por mbulon 10, 15, 20% të nevojave të vendit. Janë 2400 megavat në ditë, llogariti me 500 euro. Ky është përfitimi që merr se atë energji do e kishe blerë në treg të lirë. Kjo është masë e përkohshme, krijon fleksibilitet. Përveç fashës dhe Task Forcës, ne kemi theksuar dhe eficencën e energjisë, kursimin e energjisë. Në muajin tetor, do lancojmë masë për panelet diellore. Kemi vendosur 70% të projekteve për 2000 abonentë familjarë”, tha Kakaraçi.

Duke iu përgjigjur edhe akuzave të opozitës, Kakaraçi bëri me dije se më parë kanë pasur 50% energji humbje, ndërsa sot janë vetëm 21%. Ndër të tjera, drejtori i përgjithshëm për energjinë në MIE u shpreh se më 30 gusht kanë hasur çmimin më të lartë të energjisë elektrike në bursë, 1048 euro, shifër për të cilën thotë se nuk ishte imagjinuar më parë.

“Janë disa masa të hartuara që të gjithë së bashku të kalojmë këtë situatë të pazakontë që vjen prej faktorëve të jashtëm. Për shkak se kemi mungesë të theksuar të gazit natyror në BE, të gjithë tregjet e energjisë elektrike duke nisur nga viti 2021 dhe sidomos në 30 gusht, në darkë, çmimi ishte 1048 euro që është i padëgjuar më parë”, tha Kakaraçi.

Kakaraçi u shpreh se janë të detyruar që të përdorin Kaskadën gjatë verës pasi janë muaj të thatë që nuk ka reshje shiu. Por duhet edhe të bëjnë kujdes që të ruajnë Kaskadën për vjeshtën.

“Sektori energjetik shqiptar është i bazuar 99% nga hidrocentralet. Si e tillë, është energji e rinovueshme. Ne mbulojmë, në varësi të prurjeve 70-80% të energjisë nga hidrocentralet tona. Pa llogaritur që kanë ndryshuar shumë elemente, por kemi janar, mars e prill, muaj që priten reshje dhe muajt më pas që nuk kanë reshje e janë të thata. Edhe nëse hyn në një vit jashtëzakonisht të mirë me Kaskadë 297 në qershor, je i detyruar që në korrik e gusht të përdorësh Kaskadën dhe të importosh energji se do e ruash Kaskadën që të përgatitesh për muajt e tjerë”, tha Kakaraçi.

Ndër të tjera theksoi se bizneset nuk preken nga vendimi i qeverisë për të faturuar çdo abonent me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 KWH.

“Nga bizneset nuk preket asnjë kategori. Ka 2 grupe biznesi, një grup që janë të lidhur me tension të mesëm. Këto, rreth 7500 abonentë duhet të kishin marrë energjinë elektrike në treg të lirë. Duke marrë në konsideratë kushtet, qeveria në janar 2022 vendosi që t’i mbrojë për një periudhë tranzitore. Ato faturohen rreth 18 lekë që është shumë më i ulët. Edhe bizneset me tension të ulët vijojnë të marrin të njëjtin çmim si të gjithë këto vite”, tha Kakaraçi.

Kujtojmë se qeveria ka marrë vendimin që nga data 1 tetor, familjet të cilat do shpenzojnë mbi 800 KWh do ta paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH. Ndërsa familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë. Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse, ndërsa në Portin e Vlorës kanë mbërritur dy anije të marra me qira nga qeveria të cilat do të prodhojnë energji elektrike.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja e Shqiptarja.com, Anila Mollaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujtim koroni: 14/09/2022 23:05

    Nuk duhet të ketë fashë fare !

    Përgjigju
  • Kaskada: 14/09/2022 18:55

    Në prill thojnë mediat italiane mbaron kriza pra kaloni kete dimer dhe mos beni dengla se nuk jeni për asnje gje

    Përgjigju
  • Nick: 14/09/2022 18:31

    100 MVh = 2400 MWh 24 orë = 852000 MWH në vit ! Mundet të shumëzohet , por 100 MWH është capaciteti max .

    Përgjigju
  • Bajza: 14/09/2022 17:00

    800 kwh do te thote ne ne muajt e ftohte shpenzohen vetem per ngrohje, lere pastaj bojler, sobe gatimi, lavatrice etj. nuk eshte e vertete statistika qe vetem 4% e popullesise e kalojne 800 kwh. po ta mesatarizosh kosumin mbi baze vjetore mund te dale kjo shifer. edhe ata qe kane vila po ja mesatarizove konsumin vjetor nuk i kalojne 800 kwh ne muaj, por ketu ka nje genjeshter te madhe. 60% e konsumatoreve e kalojne 800 kwh ne muajt e dimrit (dhjetor-mars). ketu do jemi dhe do shihemi dhe do degjohemi perseri kur te kuptoni se populli nuk do kete te paguaje ate qe ka konsumuar. keshtu qe mos na nxirni karakacet dhe karnakaret e Ballukut te na mbushin mendjen me pallavra

    Përgjigju
  • Dbfk: 14/09/2022 16:57

    Me pak se nje turbine e hidrocentraleve te kaskades se Drinit.

    Përgjigju
    • Besnik: 14/09/2022 19:45

      Çfarë prisje ti, central nuklear? Janë 1/7 e prodhimit aktual mesatar vjetor

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja