Bilanci qeverisës 2021, Rama: Hetim pasuror dhe për evazion fiskal kompanive që deklarojnë për punonjësit paga fiktive! Keni kohë deri më 20 janar të vetërregulloheni (VIDEO)

Skandali me publikimin e pagave pak ditë më parë nxori në pah edhe evazionin fiskal dhe mungesën e transparencës që kryenin kompanitë dhe biznesmenët me punonjësit e tyre. Në konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama u drejtoi një ultimatum bizneseve që kanë deklaruar paga fiktive për punonjësit që të vetërregullojnë listpagesat deri më 20 janar ose do të përballen me burg nën akuzën e evazionit fiskal dhe do të kenë hetim pasuror. Skandali me publikimin e pagave u cilësua nga Rama si vepër kriminale ku shpreson që prokuroria të dalë me rezultate konkrete.

'Me pagat ka ndodhur një ngjarje shumë shëmtuar  dhe shqetësuese, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë, ku po heton në mënyrë intensive. Drejtoria e Tatimeve do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësues të cilat rezultojnë me mospërputhje flagrante, duke u kërkuar që të vetërregullohen me deklarime të reja deri më 20 janar. Në rast mos rregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion, me dënim me burg. Hetim pasuror të kompanive dhe biznesmenëve që deklarojnë për punonjësit paga minimale apo paga me të ulëta nga sa ata paguhen”, tha Rama.

Duke komentuar skandalin e pagave, edhe me kriminale i cilësoi Edi Rama rastet kur shumë punonjësve, paga u deklarohet vetëm për efekt të rrogës minimale, duke ua kërkuar mbrapsht paratë.

“Ndodh që u jepen pagat minimale dhe u merren mbrapsht. Skllavëri abuzimi prej skllavo-pronarësh. Kjo qeveri e tëra në krah të punonjësve. Do stimulojmë punonjësit të mos heshtin. Nga 1 janari sistem tjetër taksimi, për ata që marrin 400 mijë lekë të vjetra”, tha Rama.

Për herë të parë, kryeministri ka artikuluar edhe mundësinë e ndarjes nga Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt integrimit. Rama tha se nëse Bullgari vendos sërish veto për Maqedoninë e Veriut për integrimin duke bllokuar rrjedhimisht Shqipërinë, kryeministri tha se do të kërkojë ndarjen e dy vendeve drejt rrugës së tyre në BE. Në lidhje me këtë proces, kreu i qeverisë tha se do të ketë edhe një konsultim me qytetarët, përmes nismës për Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë.  Gjatë fjalës së tij Rama komentoi edhe situatën në PD, duke e cilësuar si situatë marrëzie e groteske ku “Berisha dhe Basha po e çojnë PD drejt shkatërrimit të merituar”, një fund i përgatitur prej vetë atyre prej vitesh. Rama tha se nuk do të merret më me llogoret e përplasjeve absurde politike por do të fokusohet totalisht tek qytetarët duke e kthyer politikën një mjet në duart e tyre. Lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri, ku PS kishte kërkuar bashkëpunim me PD për gjetjen e një emri konsensual, Rama ironizoi PD duke u shprehur se “Këtë e kam deklaruar kur opozita kishte kryetar, por për momentin nuk kemi me ke flasim”.

Duke qenë dhe konferenca e fundit për këtë vit, Rama bëri një bilanc të punës së qeverisë për 2021 por edhe projekteve për të ardhmen. Teksa u ndal te kriza energjetike, Rama tha se qeveria do të bëhet mburojë për konsumatorët dhe për bizneset e vogla, pasi nuk do të ketë rritje çmimesh për këtë kategori. Ai parashtroi edhe ambiciet për të ardhmen për ta kthyer Shqipërinë brenda 2030 në një eksportuese neto të energjisë përmes diversifikimit të energjisë me parqe fotovoltaike dhe ndërtimit të Skavicës. Pandemia dhe rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 ishin dy nga çështjet madhore që u përball qeveria gjatë 2021, ku Rama shprehet se ndihet krenar që i përballoi të dyja fatkeqësitë në mënyrë më të mirë. Teksa varianti i ri Omicrom po kërcënon të gjithë botën me rritje të rasteve të infektimeve me COVID-19, Rama tha se edhe Shqipëria duhet të përgatitet për një valë të re. Ndërsa për rindërtimin që pritet të mbyllet në pranverë të 2022, Rama denoncoi rastin e vendimit të padrejtë të gjykatësve në Laç që nuk kanë kaluar vetingun.

Kryeministri u ndal edhe te projektet e mëdha ku tha se aeroporti i Kukësit do të jetë plotësisht funksional në pranverën e 2022, ndërsa foli edhe për një Program Kombëtar Strehimi për familjet në nevojë dhe ato familje që i prishen banesat për shkak të projektit të Unazës së Tiranës. Në fund të fjalës së tij të gjatë, Rama e mbylli me një urim për të gjithë shqiptarët për një vit sa më të mbarë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Rama zbulon urimin e Vitit të Ri për Bashën, Berishën dhe Metën

Në përfundim të konferencës për mediat për 2021, kreu i qeverisë Edi Rama kishte një urim për kundërshtarët e tij politikë, përkatësisht, Ilir Meta, Sali Berisha e Lulzim Basha.

“Politikisht i uroj të shkojnë në shtëpi të gjithë, po e di që urimi do bjerë në vesh të shurdhër, ndaj s’më mbetet t’i uroj shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri jo nga shëndeti. Shëndetin ta kenë për vete, ca bëjnë me njëri tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar”, tha Rama.

Ora 12:21
Rama paralajmëron masa të reja kundër COVID: Do shohim situatën me të shtruarit në spitale

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID në vend, fillimin e vitit të ri. Por kreu i qeverisë tha se shpreson se nuk do të ketë mbyllje totale të vendit.

'Unë shpresoj jo, se nuk do të ketë një mbyllje totale. Por e gjitha kjo varet nga spitalet, mbylljet që po ndodhin jashtë janë të lidhura me spitalet. Disa masa do ti marrim me siguri se nuk kemi rrugë tjetër. '- tha Rama.

Ora 12:21
Harta e gjyqësore, Rama: Gjëja e duhur, do të bëhet ashtu siç është paraqitur

Kryeministri Edi Rama, tha se propozimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore është gjëra e duhur dhe do të bëhet ashtu siç është paraqitur.

'Për mua është gjëja e duhur dhe do të bëhet ashtu siç është paraqitur.'- tha Rama.

Ora 12:19
Zgjedhja e presidentit të ri në bashkëpunim me PD? Rama: E thash kur partia kishte kryetar, tani s’kemi me kë flasim

Kryeministri Edi Rama tha se për zgjedhjen e presidentit të ri do të bashkëpunonte me opozitën për një emër konsensual, por sot në situatën ku ndodhet PD, Rama ironizoi duke thënë se këtë e tha kur partia kishte kryetar, ndërsa sot nuk di se më kë duhet të flasë

“Këtë e kam deklaruar kur opozita kishte kryetra, sot mbetet ne parim, por për momentin nuk kemi me ke flasim”, tha Rama.

Ora 12:01
Arrestimi i Lefter Kokës, Rama: Përgjegjësia është individuale! Krenar që drejtësia nuk sheh as majtas as djathtas

Kryeministri Rama thotë se ndihet krenar që drejtësia sot nuk sheh as majtas as djathtas. I pyetur në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës, ish-ministër gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste në mandatin e parë, Rama tha se përgjegjësia e tij para ligjit është individuale.

'Ato që ju i konsideroni arsye për t'ju thënë unë që ky është faji im për mua janë arsye për t'ju thënë juve po përpjekjet tona po funksionojnë, nuk hy në raste individuale deri kur fajësia të vërtetohet nga gjykata, çdokush është i pafajshëm. Nëse drejtësia po jep shenja të qarta që nuk sheh as majtas as djathtas unë jam krenar për këtë. Përgjegjësia është individuale, shumë individuale, Çdokush që merr një detyrë zgjidhet për 1000 arsye, të cilat nuk bien në momentin që ai ose ajo gjenden në faj. Por ama në atë moment ai është vetëm.'- tha Rama.

SPAK prangosi pak javë më parë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.  SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

Ora 11:40
Rama: Aeroporti i Kukësit, plotësisht funksional maksimumi deri në pranverë! Program Kombëtar strehimi për familjet në nevojë

 

Kryeministri Edi Rama, teksa foli për ato që i konsidero 'projektet e mëdha', u ndal te aeroporti i Kukësit për të cilin tha se do të jetë plotësisht funksional deri maksimumi në pranverën e 2022. Po ashtu Rama foli edhe për një Program Kombëtar Strehimi për familjet në nevojë dhe se nëpërmjet tij do ë trajtohen edhe ato familje që i prishen banesat për shkak të projektit të Unazës së Tiranës.

"Kemi kantierin e aeroporti të Vlorës që ka nisur, jem afër finalizimit ët marrëveshjeve ët rëndësishme të fluturimeve për aeroportin e Kukësit. Besoj që maksimumi në pranverë, aeroporti i Kukësit do të jetë funksional me fluturime me kosto të ulët. Kemi ulje drastike të çmimeve në aeroportin e Tiranës, kjo si rezultat i kalimit të administrimit të aeroportit në duar shqiptarësh. Kemi gati planin e ndërtimit të terminalit të dytë dhe zgjatjen e pistës. Janë hapur dy lote të reja të Unazës së Tiranës, kemi një çështje sociale me një numër jo të vogël banesash që duhen prishur. Sot kemi kapacitetet dijen dhe besimin për një program të ri kombëtar strehimi. Këto vepra që flasin vetë me standarde krejt të reja urbanistike dhe sigurie, na japin mundësinë që do të angazhohemi me program të ri kombëtar me strehimin. Nuk do presim të bjeri tërmet për të ndihmuar familjet që kanë nevojë për strehim, kuptohet me skema familjare shumë të lehta për familjet në nevojë dhe çiftet e reja. Të gjitha banesat që do jenë pjesë  prishjes për unazën do të trajtohen me këtë program. Familjeve të këtyre banesave do t'i japim bonusin e qirasë dhe kontrata apo angazhimi për t'i pajisur me banesa të reja sociale", tha ai.

Ora 11:37
Rama: Hetim pasuror të kompanive që deklarojnë për punonjësit paga më të ulëta nga sa ata paguhen

Me skandalin e publikimit të pagave doli në pah edhe evazioni fiskal që kryenin kompanitë e madha duke deklaruar paga minimale për punonjësit ndërkohë që paga reale ishte disa fish më shumë. Kjo tha Rama do të marrë fund dhe se do të ketë hetim pasuror të këtyre kompanive dhe biznesmenëve që deklarojnë për punonjësit paga më të ulëta nga sa ata paguhen

“Hetim pasuror të kompanive dhe biznesmenëve që deklarojnë për punonjësit paga minimale apo paga me të ulëta nga sa ë ata paguhen, kjo do të shoqërohet me një reformë të re dhe të shpejtë për të ndarë në një mënyrë teknike biznesin e vogël nga hapësirat që i japin atyre që fitojnë shumë dhe që sillen si biznes i vogël, pra atyre që bëjnë cirk. Kjo do të na ndihmojë të garantojmë punonjësit me pagë reale minimale, se ndodh dhe inversi që u jepen pagat minimale dhe pastaj iu merren mbrapsht një pjesë e tyre që kjo është abuzim prej skllavo-pronarësh. Kjo qeveri do të jetë e tëra në krah të punonjësve. Do stimulojmë punonjësit të mos heshtin”, tha Rama.

Ora 11:29
Skandali me pagat, Rama afat bizneseve që japin rroga fiktive: Keni kohë deri më 20 janar të vetrregulloheni, ndryshe hetim për evazion fiskal

Kryeministri Edi Rama lidhur me skandalin e publikimit të pagave tha se 'jo çdo e keqe vjen vetëm për keq'. Këtë kreu i qeverisë lidhi me mosdeklarimin e pagave, ku teksa ju referua pagave të gazetarëve, tha se ato duhet të deklarohen deri më datë 20 janar, përndryshe do të hetohen për evazion fiskal.

'Me pagat ka ndodhur një ngjarje shumë shëmtuar  dhe shqetësuese, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë, ku po heton në mënyrë intensive . besoj se së shpejti do të kemi rezultate dhe kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit. në këndvështrimin më afat mesëm kjo ngjarje mund të quhet edhe 'jo çdo e keqe vjen vetëm për keq' natyrisht ekspozimi i dhënave personale që lidhen me pagat është i papranueshëm, por sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve, dhe askush nuk do të mund të ma thotë se po sulmojmë askënd, dukje filluar nga mediat nga pagat tuaja. nuk është një situatë e ngjashme me atë që ka qenë më partë, por është një sitautë e pranueshme dhe askush nuk na thotë dot se po sulmojmë mediat, duke kërkuar prej atyre që të vetë-rregullojnë deklarimet. Drejtoria e Tatimeve do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësues të cilat rezultojnë me mospërputhje flagrante, duke u kërkuar që të vetrregullohen me deklarime të reja deri më 20 janar. Në rast mos rregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion, me dënim me burg. Kemi një plan para se të ndodhte kjo. '- tha Rama.

Ora 11:22
Rindërtimi, Rama denoncon: Në Laç jemi përballur me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar vetingun  

Teksa vlerësoi procesin e rindërtimit, Rama tha se ka ende zona ku po punohet ku në lagjen Laçi 2 qeveria është përballur me vendime të padrejta të gjykatësve që nuk kanë kaluar vetingun.

 “Kemi ‘5 majin’ në Tiranë, lagjen e re në Krujë, që më në fund ka nisur pas një situate të koklavitur me pronësinë, kemi Laçin 2 ku dhe aty kemi pasur një problem që është një nga shëmbëlltyrat së përballjes me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar vetingun dhe po shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë çudira. Kemi Vorën dhe kemi besimin se 2022 do të fshijë të gjitha plagët  e hapura nga tërmeti”, tha Rama.

Ora 11:20
Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re COVID! S'mund ta kalojmë sikur nuk po ndodh asgjë, mund të rishikojmë masat

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendi duhet të përgatitet për një valë të re të COVID për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Duke përmendur vendimet e marra nga shumë vende për mbylljen, Rama theksoi se nuk do të ketë ngutje për një vendim të tillë dhe në vendin tonë, por  shtoi se disa masa do të duhen rimarrë

"Duhet të përgatitemi për në valë të re për shkak të një varianti të ri të virusit që po mbyll vendet e tjera. Vendimet për mbylljen po merren radhazi, ne nuk do të ngutemi vetëm se duhet të dimë se nuk mundet dot ta kalojmë sikur nuk ndodh asgjë dhe mbase disa masa do të duhen rimarrë, pa e shtrënguar zinxhirin e  ekonomisë. Kemi garantuar dozat e vaksinave, vaksinimi ecën, por jo siç do të duhej. Po bëjmë një rivlerësim pasi rezulton se një numër i lartë njerëzisht janë vaksinuar jashtë. Jemi gati për spitalin e ri infektiv, që do të thotë rindërtim nga themelet, modernizim i tij', u shpreh ai.

Ora 11:18
Rama: S’do ketë rritje çmimi të energjisë! Brenda 2030, Shqipëria eksportues neto e energjisë

Teksa u ndal te kriza energjetike, Rama tha se qeveria do të behët mburojë për konsumatorët dhe për bizneset e vogla, pasi nuk do të ketë rritje çmimesh për këtë kategori.

'Nga ta nis, mbase është e udhës që të niset nga një fakt botërisht i njohur, i një krize energjetike globale, që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh për megavat, nga 85, 92 deri në 120. Por 450 euro megavat është çmim marramendës. Po të kemi parasysh totalin vjetër kemi lëvizur në një total 50 euro për megavat. Këtë krizë e kam paralajmëruar disa kohë më parë edhe paralajmërimi i komentua si një alarm fals. Nuk duket se ka fund të qartë. Është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë. Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika, tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Ne ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorin, pasi janë duke rritur çmimet, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Tani që flasim po zhvillohet një dëgjesë e ministres së Infrastrukturës me disa përfaqësues të kompanive që janë të lidhur ame tensionin e mesëm që liberalizimi i tregut do të thotë rritje eksponenciale të çmimit. Jemi duke përgatitur për ta një skemë lehtësuese. Pse po ja dalim të qëndrojmë në këto parametra pasi e kemi adresuar krizën me një reformim të skemës së furnizmit. jemi besimplotë, se deri në qershor, ndërkohë që parashikojmë edhe një efekt lehtësues, rreth muajve mars-prill.  Do të vazhdojmë që t'i mbrojmë konsumatorët familjarë.'- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për ambiciet e së ardhmen ku Shqipëria brenda një dekade do të kthehet në një ekspertuese neto të energjisë përmes diversifikimit të energjisë dhe ndërtimit të Skavicës.

“Jemi sot në gjendje që jo vetëm të garantojmë furnizimin me energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë edhe pa rritje të çmimit dhe pa kufizime dhe ti japim Kosovës mundësinë që dy ditët që janë vende e ndërrimit të viteve të kenë furnizim të pandërprerë me energji., Sigurisht që nuk është diçka fare e lehtë, por besoj në sekëlldira të mëdha dhe gëzime duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi. Brenda kësaj dekade Shqipëria të kalojë në eksportuese neto e energjisë, pra që garanton veten dhe shet energji tek të tjetër, këtë do e bëjmë duke rritur kapacitet, duke zgjidhur problemin e trashëguar dramatik të hedhjes së parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujë për ditët e thata dhe këtë gjë do na e mundësojë ndërtimi i Skavicës. Gjithashtu duke vënë në punë me një skemë të re me një kompani amerikane Tecin e Vlorës dhe duke diversifikuar prodhimin e energjisë me parqe fotovoltaike dhe atë të erë”, tha Rama.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grupi: 31/12/2021 00:09

    Filloni nga vetja me listen e keshilltareve, posteve fiktive qe paguhen per qoke, pastaj kerko llogari per evazionin e pagave tek kompanite qe mbajne njerezit ne pune dhe me buke. Ndeshko ata tek administrata tatimore duke filluar me kete qe ke ministre financash. Cfare ka bere gjate kohes qe ka qene drejtoreshe aty?

    Përgjigju
  • ÇIMI: 30/12/2021 19:17

    Po more zotri kjo nuk ka lidhje ,institucionet i kan listpagesat ku kan dyshime te hetonin çfar keni bër 8 vjet ,Opo gjetja rradhës nga që u vutë ngusht nga situata

    Përgjigju
    • Redi: 31/12/2021 05:55

      Po ca thu mor Cim. Po ku di me e dit ky per te drejten. Thjesht do leke mor vlla. Ti fuse ne arken e shtetit dhe pastaj me xhepat e Luces qe jane te tijet. Mileti u genjue me tvsh para zgjedhjeve. Por dardha e kishte mbrapa bishtin. Cfare hajdutesh.

  • Juli: 30/12/2021 17:26

    Vazhdo me brockulla ti se ky popull keshtu e do

    Përgjigju
  • Enveri: 30/12/2021 16:52

    Po sbere reformen e thelle dhe te vertet ne administrate .. cdo gje tjeter eshte e genjeshter

    Përgjigju
  • Cjapi: 30/12/2021 16:23

    Pse tani i pe dhe ti ashtu si ne, tani qe doli exeli

    Përgjigju
  • neri: 30/12/2021 15:46

    Sa her qe eshte ngusht fillon me keto histori , u bone bajat ik shko bej pocari tani cliro stresin

    Përgjigju
  • Shkodran: 30/12/2021 14:36

    Në Shqipëri nuk ka asnjë subjekt që punon me një bilanc financiar dhe një listëpagesë. Absolutisht të gjithë kanë nga dy bilance, një që e deklarojnë dhe një që e kanë për vete. Kjo histori filloi me tatim-taksat dhe policinë financiare, në të cilat u caktuan të punojnë njerëzit pa shkollë dhe jashtë profilit por që ishin militantë të PD dhe pastaj të PS se nuk kishin si ngeleshin mbrapa....përfundimi dihet! Mjaft të shikoni pasuritë e drejtuesve të drejtorive dhe nivelin e mbledhjes së tatimeve (kanë bërë edhe drejtori veriore a jugore) dhe të merrni vesh se ku kanë përfunduar paratë e taksapaguesve të thjeshtë!

    Përgjigju
  • Flori: 30/12/2021 14:14

    OR PALACO KRYEMINISTER NUK KA VETREGULLIM,,POR SHKO DHE ARRESTON ME PROKURORINE,,,LEGEN KEYEMINISTER.....

    Përgjigju
  • andon: 30/12/2021 11:42

    strateg je o plak i mençur hahhahha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja