Kriza energjetike, zv.kryeministri: Rreth 56 mijë familje konsumojnë mbi 700 kWh! Bizneset duhet të ishin në mëshirën e tregut, por ne i kemi subvencionuar

 

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për krizën energjetike në vendin tonë duke thënë se qeveria ka reaguar menjëherë duke bërë të mbrohen qytetarët dhe bizneset. Ahmetaj tha se është rritur çmimi nga shumë vende, ndërsa qeveria shqiptare nuk do e lejojë këtë gjë.

Ahmetaj tha se rreth 56 mijë familje konsumojnë mbi 700 kWh në muaj, ndaj po mendojnë se si do t’i faturojnë këta abonentë.

“Qeveria jonë ka marrë masa me paketën e rezistencës. Mendoj që është strategjike dhe do ta ndaj me ju modestisht politika energjetike në vendin tonë. Kemi qenë të zbuluar përpara reshjeve. Sot me energjinë ka 2 elementë, një është diversifikimi dhe dekarbonizimi.

Dua t’ju kujtoj që kur i referohemi sipërmarrjes, të jemi të vërtetë. Sekretariati kërkon që t’i kemi hedhur në tregun e libëralizuar. Rreth 7500 biznese të tensionit të ulët do të duhet të kishin dalë në mëshirën e tregut sot që është agresiv. Çmimi i tyre do të duhej të ishte 34 lekë/kWh. Është 18 lekë/kWh. Arrijmë të subvencionojmë të gjithë këto biznese dhe kjo është politikë sociale.

Skavica është në horizont për të shtuar kapacitetet dhe për të optimizuar Kaskadën e Drinit. Nuk dua të lë pa theksuar elementin e subvencionit që e dallon këtë mazhorancë. Shihni të treja krizat e fundit, tërmetin, pandeminë, krizën e invazionit rus, kjo qeveri ka reaguar menjëherë. Më thoni një moment që një qeveri tjetër të ketë bërë këtë, ndërton shtëpi falas, harxhon 4.6% të prodhimit të brendshëm dhe ndërhyn që të mos ketë rritjen e energjisë”, tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i Butrintit, debat në Kuvend! Zhupa: E jepni me koncesion, do e çojmë në SPAK! Rama: Ju i gjetët pronarin teatrit antik, budallallëkun e keni në ADN


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm