Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët foli për disa nga tematikat më të prekura në këto kohë kur vendi ynë por jo vetëm po përballet me një krizë të energjisë elektrike.
Sipas Ramës shumica e familjeve harxhojnë më pak se 800 kilvoat.
‘S’është e vërtetë dhe bazuar në shifra nga regjistrat e OSHEE. Familjet që harxhojnë 800 kilovat shkojnë në janar më afro 16 mijë. Kur janë 2 apo 3 kurora në një shtëpi të madhe, më shumë se një elekroshkëpiake por po flasim për familje.’- tha Rama
I pyetur për historinë e faturave afrofe Rama u përgjigj duke thënë se kjo është një histori që i përket së shkuarës.
‘Historia e faturave afrofe është histori që i përket të shkuarës. Ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatare të konsumit. Por dhe numri i tyre është një numër i vogël. Në të gjitha ato shumë pak raste apo keqkuptimi ka një kanal ankimimi.’- tha Rama.
Rama iu përgjigj edhe një qytetari i cili tha se vendi ynë ka mjaftueshëm burime ujore sa të sigurojë vetë energjinë elektrike duke thënë se pavarësisht këtij fakti, sërish kemi nevojë për import.
‘Ne jemi vendi me burimet ujore për energji por është e pamjaftueshme. Sepse energjia nuk vjne nga lumi në prizë apo në llambë por vjen nga sistemi i prodhimeve të energjisë. Me kapacitetet që ka sot Shqipëria nuk prodhon më shumë se 75% të maksimumit të saj që do të thotë që 25% duhet patjetër të bëhet me import. Ky është fakt. Situata e minierave është si dita me natën dhe pse ka ende punë, trajtimi i tyre s’ka të krahasuar me mesjetën e pak viteve më parë.’- u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Shtyrja e fashës 800 kilovat për tetorin, Rama: Në nëntor do të shohim parametrat! Me buxhetin e ri do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01