TIRANË- Në fokus të bashkëbisedimit online me qytetarët mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama kishte krizën energjetike si dhe ndërtimet pa leje. Fjalën tij kreu i qeverisë e nisi me një premtim për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit, për të cilët tha se me buxhetin e ri të vitit të ardhshëm është parashikuar që të kenë sërish një rritje rroge. Sa i përket krizës energjetike, Rama u ndal që të sqaronte qytetarët arsyet e shtyrjes së fashës 800 kilovat.
Sipas Ramës nëse vijojnë reshjet e shiut dhe qytetarët do të kursejnë energjinë elekterike, siç ka ndodhur gjatë shtatorit, faturimi me çmim më të shtrenjtë për familjarët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë për orë në muaj që pritej të aplikohej në tetor, mund të mos jetë i nevojshme as për nëntorin.
'Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë, jo të heqim dorë, por ta shtyjmë vendosjen e fashës, dhe të mos e vendosim në muajin tetor. Elementi i parë është reshjet, pra kemi reshje që janë shtuar, edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, por kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe posaçerisht në Fierzë ku është edhe burimi i energjisë dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët sesa parashikimi dhe duke qenë se nevoja është më e ulët se parahikimi, atëherë ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar. Kjo është e gjitha. Dhe nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse edhe reshjet do të vazhdojnë, atëherë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur muajin tetor. Në muajin nëntor do të vendose fasha, duke pasur parasysh parametrat, ose do t’i rikthehemi këtij diskutimi përsëri duke pasur parasysh parametrat, ky është objektivi.'- u shpreh Rama.
Shembullin e kursimit, kryeministri Rama tha se do ta nisë nga vetja dhe administrata, ku do të vendoset dhe administrator për planin e kursimit të energjisë. I pyetur për historinë e faturave afrofe Rama u përgjigj duke thënë se kjo është një histori që i përket së shkuarës.
‘Historia e faturave afrofe është histori që i përket të shkuarës. Ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatare të konsumit. Por dhe numri i tyre është një numër i vogël. Në të gjitha ato shumë pak raste apo keqkuptimi ka një kanal ankimimi.’- tha Rama.
Rama iu përgjigj edhe një qytetari i cili tha se vendi ynë ka mjaftueshëm burime ujore sa të sigurojë vetë energjinë elektrike duke thënë se pavarësisht këtij fakti, sërish kemi nevojë për import.
‘Me kapacitetet që ka sot Shqipëria nuk prodhon më shumë se 75% të maksimumit të saj që do të thotë që 25% duhet patjetër të bëhet me import.’- u shpreh Rama.
Nga ky muaj hyn në fuqi paga e rritur minimale 34 mijë lekë, indeksohen me 6% pensionet, dyfishohet ndihma ekonomike për nënat kryefamiljare me 2 fëmijë, dyfishohet ndihma ekonomike për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe mbështetja për personat me aftësi të kufizuar.
Pagën e këtij muaji administrata, policia e shtetit, e burgjeve, garda e Republikës dhe zjarrfikësit do e marrin të ndryshuar pas vendimit të qeverisë për ti rritur sipas kategorive. Për zjarrfikësit, mjeket e infermierët, dhe mësuesit, kryeministri Rama premtoi të ketë një tjetër rritje edhe në muajin janar.
Qeveria vendosi të shtyjë pa afat hyrjen në fuqi të faturimit të energjisë elektrike me fashën 800 kilovat që pritej të niste nga 1 tetori. Me këtë vendim, konsumatorët familjarë do të vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë për kilovat. Megjithë përmirësimin e lehtë të situatës, kryeministri Rama nuk ndali thirrjet për të kursyer energji elektrike.
Kryeministri ironizoi disa nga pyetjet e qytetarëve duke i cilësuar si opinione të bazuara në llafe.
‘Opinione të bazuara në llafe, nuk ka nga ata që janë pa drita dhe paguajnë fatura. Gjithsecili që ka një faturë shërbimi të lidhur me OSHEE dhe nuk ka fatura që vijnë që vijnë kur s’ke drita fare. Ka ekzsituar në të kaluarën, nga ata që sot ça nuk thonë por e lanë Shqipërinë në humnerë.’- tha Rama
I pyetur se pse bën aktorin dhe filma Rama sërish iu përgjigj një qytetari me ironi duke thënë se nuk bën më dhe se po përballen me një situatë kritike që po çmend botën.
‘Unë nuk kam bërë heroizëm, por një gjë është e sigurt, se çdo ditë e çdo minutë unë jetoj me dhe këtë detyrë. Dhe kjo është një detyrë të rezultateve të njerëzve dhe të vendit. Inflacionin nuk e sjell unë e sjell lufta. Këtu s’bëhet fjalë as për të vjelë as për të mjelë. Këtu kemi të bëjë me një situatë kritike që po çmend gjithë botën. Unë nuk bëej filma kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit.
Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët online ka shpjeguar edhe një herë se pse u shty fasha 800 kilovat për konsumatorët.
'Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë, jo të heqim dorë, por ta shtyjmë vendosjen e fashës, dhe të mos e vendosim në muajin tetor. Elementi i parë është reshjet, pra kemi reshje që janë shtuar, edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, por kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe posaçerisht në Fierzë ku është edhe burimi i energjisë dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët sesa parashikimi dhe duke qenë se nevoja është më e ulët se parahikimi, atëherë ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar. Kjo është e gjitha. Dhe nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse edhe reshjet do të vazhdojnë, atëherë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur muajin tetor. Në muajin nëntor do të vendose fasha, duke pasur parasysh parametrat, ose do t’i rikthehemi këtij diskutimi përsëri duke pasur parasysh parametrat, ky është objektivi. E dyta, është e pavërtetë që nuk janë shtuar burime të reja energjie, madje ka një të vërtetë tjetër dhe nuk dua të zjatem shumë këtu se ka shumë pyetje dhe komente, që ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishëm në kontratat e bëra me hidrocentralet private nga qeveria e mëparshme, të cilat me detyrimin e marrë nga qeveria për parablerje, sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit, janë rreth 0.8 terra, nuk janë pak, burime të reja energjie, shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shtetit.'- u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se të ardhurat nga energjia elektrike përdoren për të mbrojtur qytetarët.
'Nëse ka sot një mburojë mbi çmimin e energjisë dhe nëse sot familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nuk kanë asnjë qindarkë rritje të çmimit krahasuar me ditët dhe vitet përpara fillimit të kësaj krize që po sjell rritje marramendëse çmimesh të energjisë elektrike dhe të gazit në të gjithë Evropën, kjo vjen si rezultat i faktit që ato lekët plus që dalin nga rritja e tw ardhurave për shkak të rritjes së çmimeve përdoren për të kompensuar këtë diferencë. Ju ka ardhur fatura e energjisë, shikoni faturën e energjisë sepse kemi vënë një shënim aty. Dhe bëjeni atë shumëzim që ju kemi sugjeruar të bëni midis çmimit që ju e paguani energjinë dhe çmimit real dhe në atë diferencë është qeveria shqiptare, e cila mbron çmimin tuaj. Është qeveria shqiptare, e cila mbron çmimin e biznesit dhe kapaciteti mbrojtjes vjen pikërisht nga fakti se ato të ardhura plus përdoren pikërisht për të mbrojtur çmimin e energjisë.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët foli për disa nga tematikat më të prekura në këto kohë kur vendi ynë por jo vetëm po përballet me një krizë të energjisë elektrike.
Sipas Ramës shumica e familjeve harxhojnë më pak se 800 kilvoat.
‘S’është e vërtetë dhe bazuar në shifra nga regjistrat e OSHEE. Familjet që harxhojnë 800 kilovat shkojnë në janar më afro 16 mijë. Kur janë 2 apo 3 kurora në një shtëpi të madhe, më shumë se një elekroshkëpiake por po flasim për familje.’- tha Rama
I pyetur për historinë e faturave afrofe Rama u përgjigj duke thënë se kjo është një histori që i përket së shkuarës.
‘Historia e faturave afrofe është histori që i përket të shkuarës. Ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatare të konsumit. Por dhe numri i tyre është një numër i vogël. Në të gjitha ato shumë pak raste apo keqkuptimi ka një kanal ankimimi.’- tha Rama.
Rama iu përgjigj edhe një qytetari i cili tha se vendi ynë ka mjaftueshëm burime ujore sa të sigurojë vetë energjinë elektrike duke thënë se pavarësisht këtij fakti, sërish kemi nevojë për import.
‘Ne jemi vendi me burimet ujore për energji por është e pamjaftueshme. Sepse energjia nuk vjne nga lumi në prizë apo në llambë por vjen nga sistemi i prodhimeve të energjisë. Me kapacitetet që ka sot Shqipëria nuk prodhon më shumë se 75% të maksimumit të saj që do të thotë që 25% duhet patjetër të bëhet me import. Ky është fakt. Situata e minierave është si dita me natën dhe pse ka ende punë, trajtimi i tyre s’ka të krahasuar me mesjetën e pak viteve më parë.’- u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë tha se në fillim të vitit të ri do të ketë një rritje tjetër për zjarrfikësit.
‘Dua të nis me disa komente të ardhura nga disa miq të faqes të interesuar drejtpërdrejtë ose indirek, lidhur me rritjen e pagës për zjarrfikësit. Është e vërtetë që është një rritje, e cila as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë dhe as nuk i përgjigjet objektivit tone. Sepse është një rritje për këtë tre mujor, ndërkohë që me buxhetin e ri do ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje, siç do të ketë edhe për mjeket dhe infermierët, mësuesit. Kështu që, dua t’ju them të gjithë punonjëseve zjarrfikës dhe familjeve të tyre që jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie, ndoshta ngaqë nuk e kemi shpjeguar si duhet se ky është vetëm hapi i parë në këtë fundviti për të filluar si për të gjitha kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat dhe ndërkohë menjëherë me buxhetin e ri, ashtu siç do të parashikojmë edhe një tjetër rritje për të vazhduar të përballojmë inflacionin e luftës për pensionistët, do të kemi një rritje siç thashë për zjarrfikësit, për mësuesit, mjekët, infermierët siç e kemi edhe në programin tonë rritjen e përvitshme. Atëherë fillojmë me pyetjet, i kemi faktikisht të ndarë në dy temat kryesore dhe më të nxehta edhe të ditëve të fundit, që është tema e energjisë dhe tema e operacionit ndëshkimor për metrat katror pa leje për qëllim fitimi.’-u shpreh Rama.
Ti o mjeran punon me parametrar e Vucicit fashist qetnik o tradhtar
PërgjigjuKetu ku jetoj une,kemi nje shkolle afer shtepise.Perpara se te fillonte kriza globale e energjise,shkolla i mbante dritat e klasave te hapura gjithe naten,se i hapeshin automatikisht.Po te ngrihesha naten, s'kisha nevoje te hapja dritat se vinte ndricimi nga shkolla sikur te kishin vene projektore,megjithese na ndajne dy rruge e nje lulishte si distance.Tani ka disa muaj qe nuk i mbajne me te ndezur dritat gjate nates,perpiqen te kursejne.Kudo ne bote e njejta gje po ndodh,kursime e sakrifica.
PërgjigjuNa vjen me vjell nga kto vendimet qe mer ne shpi ne darke me gruan. Po tu ngref nuk fillon fasha, po stu ngref fillon fasha. Vari hallatet ktij shteti. Te dhjefsha mu ne qeveri, ne Ere ne Kesh, dhe Fshu. Fshi menderen me te gjithe.
Përgjigjusic dhe eshte permendur ky dimer ka per te qene i veshtire,por me shpresa dhe te reshjet dhe duke mos e shperdoruar energjin kot e mkot
Përgjigjusesht se na bejne pershtypje keto kriza se me ju e dim qe i kalojme te gjitha e keni vertetuar me se miri
Përgjigjukjo na ka lehtesuar shum xhepat sado qe jemi ne keto kohe krize,respekte per keto vendime qe merrni
PërgjigjuNje plus shume i madh per mjeket dhe zjarrfikesit qe do ju rritet paga ,me keto ritme dubet ecur dhe cdo gje do kthehet shum shpejt ne normalitet
Përgjigjushume sufllaqe neper komente ,konkurence e forte me byrektoren ...
Përgjigjupozitive terheqja e fashes 800KW, do na lehtesje shume tani per tani
Përgjigjumendoj se po e kalojme me se miri kete krize qe eshte prekur globalisht
Përgjigjubashkebisedime te tilla jane shume pozitive se meson me shume per shqetesimet qe kane qytetaret
PërgjigjuSe bashku do ta kalojme edhe kete krize qe na ka ardhur prej faktoreve te jashtem si lufta , sic kaluam pandemine dhe termetin.
PërgjigjuShpifjet dhe balta nuk do ndalojne kurre nga ata qe sdine te bejne gje tjeter, por qente lehin ndersa karvani ecen perpara.
PërgjigjuDimi do te jet mjaft i veshire por shpesojm te kemi rreshje te vazhdueshme per ta kaluar kete situat sa me leht
Përgjigjuishala bien sa me shume shira qe te mos kemi probleme te tilla sidomos me energjin elektrike
PërgjigjuDuhet te fillojm te mendojm se si te kursejm energjin elektike pasi dimindo te jet mjaft i veshtire
PërgjigjuNje lajm shume i mire rritja e pages per infermieret mjeket dhe zjarrfikesit i cili do i ndihmoje shume ata ne ekonomine e te ardhurave
Përgjigjubesoj se me vendimin e rriteve te rrogave do te kemi me shume punonjes qe duan te punon ne teko vende pune
PërgjigjuTashme besoj se te gjithe kane reflektuar dhe kane filluar te kursejn per energjin
PërgjigjuU vran duke share kete masa. Ja ju degjua fjala. Tani duhet qe secili te ndergjegjsohet dhe te mos shperdoroje kot energjine
PërgjigjuSa mir qe mendoni per ne dhe kte kte koh te veshtir qe kemi si asnje vend tjeter
PërgjigjuQeveria gjithmon ka qen shume pran njerezve me ndihmat e dhena duke rritur pagat dhe pensionet
PërgjigjuPacim sa me shume lehtesime qe ti perballojme me lehte krizat
PërgjigjuShpresojm qe te ket me shum reshje shiu, duhet te kursejme dhe ne sa me shume se nuk mund te na mbuloj perher qeveria
PërgjigjuNe kete kohe e keni menduar shume mire qe te rrisni dhe pagat e mjekeve ,zjarrfikesve dhe mesuesve .
PërgjigjuNa keni nderuar qe nuk e rritet cmimin e energjise
PërgjigjuSa mir qe e keni shtyre sepse jemi ne nje kohe shum te veshtir
PërgjigjuPo beni cdo gje qe eshte e mundur qe ti lehtesoni sadopak njerezit ne kete situate te veshtire qe ndodhemi jo vetem ne por te gjithe vendi
PërgjigjuZ kryeminister!A mund te behet ç'fuqizimi i nje ligji absurd ne arsim ,qe ,nese nje drejtues shkolle eshte hequr per arsye objektive apo subjektive te rikthehet mesues?Pse duhet te humbase e drejta e profesionit nese ai eshte me vjetersi te larte ne pune?Po nese ai fiton edhe gjyqin pse nuk e rikthejne arsimtar ?Me duket absurditet.Apo pas 30 apo 35 vitesh ti rikthehet portalit dhe te konkuroje me mesuesit e rinj ?Kjo me duket e pa drejte
Përgjigju