Kriza/ Franca masa drastike për të kursyer energji! Reduktohet ndriçimi në kullën Eiffel dhe institucione

Franca ka marrë masa për të kursyer energjinë elektrike për shkak të krizës që ka prekur shumë vende në botë. Parisi ka vendosur të kursejë ndriçimin publik dhe ngrohjen e ndërtesave për të përballuar faturat e larta, sipas mediave të huaja.

Masat drastike kanë nisur me reduktimin e ndriçimit të natës të Kullës Eifel me pak më shumë se një orë, një masë simbolike, duke qenë se ndriçimi  gjatë natës përbën përfaqëson vetëm 4% të konsumit.

Një nga masat më domethënëse vjen nga Lille, qyteti i madh i Flanders Franceze, në veri të vendit, i cili që nga fillimi i muajit ka hequr ndriçimin në ndërtesat publike gjatë natës, me përjashtim të famshme Grand’Place dhe Pallatit të operës. Sipas bashkisë, reduktimet do të kursejnë 170,000 kWh në vit.

Në anën tjetër të vendit, në Marsejë, është miratuar gjithashtu një masë e ngjashme, ku do të fiket dritat në 23:30 me përjashtim të bazilikës së Notre-Dame-de-la, simbol i qytetit.

Bashkia e Toulon dëshiron të marrë masa të ngjashme “sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend