Parlamenti i Hungarisë ka thënë se do të nisë një sfidë ligjore për skemën e detyrueshme të kuotës së BE-së për rivendosjen e 160.000 refugjatë nëpër Evropë. Ministri i Drejtësisë Laszlo Trocsanyi tha se nisma do të dorëzohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në fillim të dhjetorit.
Projekt-ligji përcakton sfidën ligjore, e cila kaloi këtë të martë në parlamentin hungarez.
Në parlament u tha se kuota "injoron parimin e kontrollit dhe nuk arrin t’u japë Parlamenteve nacionale mundësinë për të shprehur mendimin e tyre".
Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Rumania të gjitha votuan kundër imponimit të kuotave në shtator.
Sllovakia dhe qeveria e Polonisë kanë thënë se plani nuk është më i zbatueshëm pas sulmeve në Paris.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com