Kriza, kryetari i Agrobiznesit: Paketa fiskale e pakonsultuar, t’i jepet garanci sovrane fermerëve! Sytë t’i kthejmë nga blegtoria, të ndryshojë skemat e subvencioneve

Kryetari i këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj tha në Report Tv se kriza ekonomike e cila ka kapluar vendin për shkak të luftës mund të ishte parandaluar, ndërsa shtoi se qeveria duhet të ishte konsultuar me fermerët përpara se të nxirrte paketën fiskale.

Sipas tij buxheti i shtetit për bujqësinë nuk duhet të ishte ulur me 2%, por të rritej, pasi kjo po rëndon edhe më keq pozitën e fermerëve.

“Ky vit nisi me më shumë vështirësi se viti i kaluar, janë mbartur një serë problemesh. Shkaqet objektive nisin që me tërmetin, pandeminë, kushtet e vështira të motit, me zjarre, mungesë të reshjeve, sëmundje të ndryshme të bimëve dhe kafshëve, erdhi dhe gripi I shpendëve, që ishte një goditje fatale. Tani kemi edhe luftën e cila e thellon krizën. Vetëm bimët medicinale dhe bletaria ka ecur këto kohë. Nuk është vetëm çështja e plehrave kimike, janë rritur të gjitha imputet. Nuk e parandaluar situatën. Paketa fiskale ishte pa u konsultua, por e rëndojë gjendjen e fermerëve edhe më shumë. Ishte një masë jo e dobishme. Buxheti i shtetit për bujqësinë është 2% më pak se viti i kaluar.  Qeveria është ofruar për të përballuar krizën. Është bërë një deklaratë shumë e mirë, që nëse i mbetet importuesve malli, do t’ia u blejë qeveria. Nëse do iu thoshte edhe prodhuesve këtë, do ishte gjëja më e mirë. Garanci sovrane për femrerët.”, tha ai.

Rrapaj i ftuar në “Studio Live” me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj tha se tani është momenti “të kthejmë sytë” nga blegtoria, duke theksuar se është me rëndësi të ndryshojë skema e subvencioneve. Ai sqaroi se ato duhet të jepen në bazë të prodhimit, në mënyrë që të formalizohet sektori.

“Duhet të synojmë në blegtori, është sektori që kemi rezervën më të madhe. E kemi provuar që pavarësisht nga të ardhurat që duhen për ë mbajtur këtë sektor. Duhet ta mbështesim, por duhet të ndryshojë skena e subvencionit, sivjet është 3.7 miliardë, më shumë nga vitet e kaluara. Forma që e shpërndajmë dhe mënyrë sesi shkon tek fermeri i ka kaluar koha. Subvencioni duhet të jepet në bazë të prodhimit, në mënyrë që të formalizohet sektori.”, u shpreh Rrapaj.

Sipas tij eksporti është një nga pikat e forta të Shqipërisë, por shtoi se ka nevojë për investime.

“Eksporti është një sektor që ka performuar mirë, po duhen investime që gjërat të ecin mirë. Duhet të krijojmë një mbështetje sa më të madhe. Nga Shqipëria eksportoheshin perime dhe agrume drejt Ukrainës. Një nga kompanitë tonë të eksportit e ka pasur me Ukrainën vitin e kaluar. Ne kemi një lloj lakre që e merrte vetëm Ukraina, ndërsa sot ata që e kultivojnë janë në vështirësi të madhe.”, tha ai.

Rrapaj sugjeroi sesi mund të zgjidhet situata e vështirë në të cilën gjendet bujqësia me tre hapa.

Hapin e parë duhet ta hedh qeveria. Paketa fiskale e tyre u bë në mënyrë të pakontrolluar> taksa 10% për imputet, duhet të hiqet. Tarifat për lëndët e para, duhet të ngrijë. TVSH për makineritë bujqësore edhe kjo duhet të ngrijë.

Hapi i dytë është shtimi i buxhetit, që të përballojmë situatën. E dinë, por nuk impenjohen.

E treta, financimi nga bankat e nivelit të dytë, jo nga shteti këtë herë.”, tregoi ai.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja