Kriza, Merkel: Forca e
Gjermanisë nuk është pa limit

Kriza, Merkel: Forca e<br />Gjermanisë nuk është pa limit
“Gjermania është e fortë, por forca e saj nuk është pa mbarim”, kështu është shprehur Angela Merkel teksa fliste për shpëtimin e euros dhe për samitin e ardhshëm të G20.

Kancelarja gjermane ka vënë edhe njëherë theksin te shmangia e “zgjidhjeve të lehta… të cilat nuk do na sjellin probleme nesër, por me siguri në një kohë të shkurtër po”. Merkel ka shtuar edhe se eurozona, e vetme, nuk mund të kthejë trendin negativ të ekonomisë globale, por duhet përpjekja e përbashkët e gjithë ekonomive të forta.

Ndërkohë, agjencia e vlerësimeve Moody’s e ka ulur edhe një shkallë besueshmërinë e Spanjës përballë kreditorëve globalë. Sipas agjencisë, Spanja është tashmë vetëm një shkallë mbi atë që quhet “niveli mbeturinë”.

Por vendet e eurozonës që po përjetojnë vështirësi përballen edhe me një problem tjetër, paratë po fluturojnë nga bankat e tyre. Depozituesit kërkojnë më shumë siguri në bankat e vendeve të Europës veriore.

Në Greqi bankat e kanë parë veten me 30% depozita më pak, në Spanjë kanë “avulluar” 5% e depozitave, e kështu me rradhë në Portugali, Itali e Irlandë. Paratë shkojnë ndërkohë në bankat e Gjermanisë, Holandës e Luksemburgut.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën