Dhoma e ulët e parlamentit Brazilian ka votuar për të filluar procedurat kundër presidentes Dilma Rousseff mbi akuzat për manipulimin e buxhetit të qeverisë.
Mocioni do të kalojë në dhomën e lartë, në Senat, i cili pritet të pezullojë Rousseff muajin e ardhshëm, ndërsa ajo është përballë gjykimit.
Ajo mohon të ketë manipuluar llogaritë të cilat e kanë ndihmuar të sigurojë rizgjedhjen e saj në vitin 2014.
Nëse Senati voton për ndjekje penale, Rousseff do të dalë në gjyq në dhomën e sipërme dhe do të largohet nga zyra e nëse rezulton t fajtore. Ajo ka dy mundësi për të apeluar gjatë gjithë procesit.
Qindra mijëra protestues kanë parë maratonën e votimit në ekranet e mëdha televizive të vendosura në qytet nga njëra anë ishin përkrahësit e Rousseff e veshur me të kuqe dhe kundërshtarët e saj i veshur me të gjelbër dhe të verdhë e flamurit brazilian.
Rreth 25.000 protestues nga të dyja palët ishin jashtë ndërtesës së Kongresit të ndarë nga një mur i improvizuar.
Kjo krizë politike në Brazil mund të destabilizojë ekonominë më të madhe të Amerikës Latine, e cila po përjeton një rënie ekonomike, ndërkohë që po mundohet të organizojë
Lojërat Olimpike në muajin gusht, në Rio de Janeiro.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com