Kriza në Kosovë, Krasniqi: Për 3
marrëveshjet, referendum o zgjedhje

Kriza në Kosovë, Krasniqi: Për 3<br />marrëveshjet, referendum o zgjedhje
Në një kohë kur palët politike në Kosovës janë përfshirë nga një krizë e thellë, mes pozitës dhe opozitës, ish Kryetari i Kuvenit të Kosovës që aktualisht mban postin e kreut të NISMA-s, Jakup Krasniqi ka deklaruar se opsionet e daljes nga kriza janë dy: Zgjedhjet e parakoshshme ose realizimi i një referendum për të parë nëse populli është dakort me 3 marrëveshjet e nënshkruara mes Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë e Malit të Zi.
 
“Opsione janë referendumi ose zgjedhjet e parakohshme. Nëse do të mbahej referendumi duhet pranuar rezultati nga vota e qytetarëve, cilido qoftë ai”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, lidhur me pretendimet se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ishte parashikuar në pakon e Marti Ahtisarit, për Krasqniin këto pretendime nuk qëdnrojnë, madje ato nuk kanë asnjë lidhje as me Kushtetuën e Kosovës. Krasniqi ka shtuar se krijimi i këtij asosacioni nuk ka të bëjë fare as me Kartën Evropiae për Vetëqeverisje Vendore.

 “Në Bosnje pas lufte kështu është filluar me komunat serbe të Bosnjës ku janë quajtur ‘Zajednicë’ është i njëjti term dhe asnjë parim në BE nuk e lejon një ndarje etnike” ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se, për çfarë është bërë kompromisi në Bruksel, ky jo vetëm që nuk është kompromis, por është komprometim, ku sipas tij marrëveshja e 19 prillit është diskutuar dhe është votuar në Kuvend, ndërsa marrëveshja e 25 gushtit nuk është paraparë fare në diskutimet dhe as që është votuar në Kuvend.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!