LONDËR - Samiti i G8 që ishte parashikuar për tu zhvilluar qershorin e këtij vitit në Sochi të Rusisë, është anuluar. Është kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ai i cili e ka konfirmuar këtë gjë.

Ky vendim është marrë nga shtetet anëtare të G8, pas situatës së krijuar në Krime, me ndërhyrjen e forcave ushtarake ruse dhe bashkimin e kësaj krahine me Rusinë.

“Duhet të jemi të qartë në lidhje me faktin se nuk do të jetë Rusia toka ku do të mblidhet samiti i G8 këtë vit”, mësohet se ka thënë Cameron i cituar nga BBC.

“Kjo duhet të jetë shumë e qartë”, ka thënë Cameron duke folur nga Aja, pak përpara takimit të liderëve të G7.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)