PARIS- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë nisur zyrtarisht bisedimet mbi krizën në Ukrainë. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takuan sot në Paris, në një tentativë diplomatike për t’i dhënë fund krizës dramatike në Ukrainë.
Takimi u organizua pasi presidenti rus Vladimir Putin i telefonoi homologut të tij amerikan Barak Obama dy ditë më parë. Përpara këtij takimi Lavrov pati deklaruar kërkesat e Rusisë për një Ukrainë neutrale dhe federale, një ide që Kievi e ka cilësuar si kapitullim të plotë.
Ndërkaq shefi i diplomacisë ruse mohoi në mënyrë kategorike planet për një pushtim të vendit fqinj. Aktualisht ka raportime se mijëra trupa ruse janë pozicionuar në kufirin me Ukrainën. Lavrov tha se Moska, SHBA-të dhe Bashkimi Europian duhet të veprojnë si një grup mbështetës ndaj Kievit për të nisur një dialog mbarëkombëtar që nuk përfshin radikalët e armatosur. Moska pretendon se janë fashistët ata që kanë marrë pushtetin në Ukrainë duke vënë në rrezik rusishtfolësit.
Nga ana tjetër, sekretari në ikje i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen paralajmëroi Rusinë të mos cënojë principin e sovranitetit të çdo shteti i cili është i lirë të zgjedhë fatin e tij.
Sipas analistëve, Putin mendohet se do ti kërkojë Washingtonit të pranojë pavarësinë e Krimesë nga Ukraina. Por nga ana tjetër zyrtarët amerikanë janë në mëdyshje nëse Putin po kërkon të zbusë tensionet apo ende po planifikon një ndërhyrje ushtarake.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com