TIRANË- Misioni Amerikan në OSBE ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për zgjidhur krizën në Bjellorusi. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi i Ramës me Stephen Biegun, zëvendës sekretar i shtetit SHBA-së, vihet theksi në nevojën për një dialog konstruktiv mes palëve për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.
"Falënderojmë Edi Ramën për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për të angazhuar në dialog të gjithë palët e interesuara. Siç deklaroi Rama, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi", shkruhet në deklaratë, e cila është shpërndarë më pas nga ambasadorja e SHBA- së Yuri Kim.

Postimi i plotë
Ky reagim vjen vetëm pak orë pas vizitës së Ramës në Vjenë, ku do të marrë pjesë në Këshillin Special në fokus të së cilit do të jetë zhvillimet e fundit në Bjellorusi.
Po çfarë ka ndodhur në Bjellorusi? Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi, teksa vendi u përfshi nga protestat ku pati viktima, të plagosur, por edhe një numër të lartë arrestimesh. Nisur nga kjo, OSBE e drejtuar nga kryeministri Edi Rama më 17 gusht propozoi për të vizituar Bjellorusinë për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës.
Komente


Kta jan ber te qesh megjithmend
PërgjigjuBravo amerika. Shume bukur e mbeshtesni kryeministrin tone. Bazhdoni keshtu. Ishalla nuk ua fut sic ka futi gjermanit.
Përgjigju