Kriza në Bjellorusi, Rama mbledh OSBE-në në Vjenë, takon zyrtarin e lartë të SHBA-së: Lukashenko s'ktheu përgjigje për letrën, por s'e humbim durimin

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka arritur në Vjenë për të marrë pjesë nesër në Këshillin Special të OSBE-së lidhur me krizën në Bjellorusi. Përpara mbledhjes së Këshillit Special, kreu i qeverisë shqiptare, në cilësinë e kreut të OSBE-së ka zhvilluar një takim me Stephen Biegun, zëvendës sekretar i shtetit SHBA-së. Por cfarë ka ndodhur pas ofertës së tij për të negociuar për krizën në Bjellorusi? Kryeministri Edi Rama u shpreh se ende nuk kanë marrë një përgjigje për letrën nga Presidenti Lukashenko, por nuk e kanë humbur durimin.

"Këtu bëhet fjalë për të krijuar një mundësi komunikimi mes dypalësh që po shkojnë në një konfrontim që mund të shkojnë me pasoja të mëdha për të gjitha palët. Nuk bëhet fjalë për punë individuale, por që lidhet me një organizatë të tërë dhe grup të tërë njerëzish. Unë mendoj se kjo është gjëja e duhur. Më vjen mirë që iniciativa jonë që ishte në një moment të vështirë shumë, por edhe pak kaotik mori kaq shumë vëmendje dhe tani mbështetje të plotë në të gjitha nivelet dhe nuk është refuzuar, por mbështetet në një rezervë të kuptueshme nga Rusia".

Një përgjigje nga Lukashenko për letrën? "Natyrisht që jo se po të kishim një përgjigje do të kishim shkuar në Minsk, por në ndërkohë kjo është detyra e OSBE-së dhe kjo është puna e OSBE-së dhe durimi është pjesë e rëndësishme e kësaj pune. Nuk kemi kontakte me opozitën bjelloruse sepse kemi preferuar që të mbajmë një pozicion të barazlarguar nga të dyja palët. Arsyeja se përse i dërguam një letër presidentit të Bjellorusisë duhet një aprovim nga autoritetet" tha Rama për Top Channel.

Propozimi i Ramës në cilësinë e kreut të OSBE për të vizituar Bjellorusinë për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës pas zgjedhjeve që nxorën fitues diktatorin Lukashenko, por që sollën valën e protestave masive duke u përshkallëzuar, erdhi më 17 gusht

Ndërhyrja e OSBE në Bjellorusi për të zgjidhur krizën e krijuar pas zgjedhjeve u mbështet edhe nga SHBABE, që nxisin palët për dialog, por edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili tha se 'kemi pasur disa biseda me Putinin, kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së, Putin është në favor, por Lukashenko nguron'. 

Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi. Kancelaria Gjermane, Angela Merkel  i quajti zgjedhjet në Bjellorusi “as të lira e as të drejta”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen