Kriza në Bjellorusi/ Liderja e opozitës: Jam kërcënuar me jetë nga autoritetet

Kriza në Bjellorusi/ Liderja e opozitës: Jam kërcënuar me jetë nga autoritetet

Liderja e opozitës bjelloruse ruse, Maryya Kalesnikava tha se autoritetet e rendit i vunë një qese mbi kokë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, kur u përpoqën ta deportonin me forcë jashtë vendit, në fillim të kësaj jave.

Kështu njoftoi faqja e internetit e pavarur e lajmeve Tut.by,  duke cituar avokaten e saj.

Avokatja, Lyudmila Kazak, tha se Kalesnikava kishte paraqitur një deklaratë mbi incidentin dhe po kërkonte veprime ligjore kundër autoriteteve për trajtimin e saj, duke përfshirë Shërbimin e Inteligjencës (KGB) së Bjellorusisë.

Kalesnikava u rrëmbye nga rrugët e Minskut më 7 shtator nga njerëz të maskuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj.

Të tre, u dërguan më 8 shtator për në kufi, ku autoritetet u thanë atyre të kalonin në Ukrainë.

Kur ata arritën në zonën neutrale midis dy vendeve, Kalesnikava grisi pasaportën e saj në copa të vogla për ta bërë të pamundur që autoritetet ta dëbojnë.

Ajo u dërgua në paraburgim në anën bjelloruse të kufirit. Dy bashkëpunëtorët e saj shkuan në Ukrainë.

Opozita bjelloruse po mbështet në presionin europian për të pasur sukses në dëbimin nga pushteti të Presidentit Lukashenko.

Në një forum online të organizuar nga Këshilli i Europës në lidhje me situatënb e krijuar në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya, ish-kandidate për zgjedhjet presidenciale, tani në mërgim në Lituani, e përshkroi me nota dramatike situatën në vendin e saj

"Protestuesit paqësorë janë rrahur dhe arrestuar. Anëtarët e opozitës po përballen me akuza të trilluara dhe kërcënohen me dëbim nga vendi. Ne kemi nevojë për presionin ndërkombëtar mbi regjimin dhe mbi Lukashenkon, i cili dëshpërimisht qëndron në pushtet,” – tha Tikhanovskaya

Në emër të qeverive europiane, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se "BE pret që autoritetet bjelloruse të garantojnë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve për arsye politike para dhe pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale të 9 gushtit".

Sipas Brukselit, "represioni i autoriteteve ndaj shoqërisë civile, demonstruesve paqësorë dhe aktivistëve politikë është i pashpjegueshëm, arbitrar dhe plotësisht i papranueshëm".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor