Kriza në PD, Tritan Shehu në Kontrast: Kemi problemet tona, por na kanë bërë komplot dhe presion! Vangjeli: Berisha e dinte se do të humbiste më 14 maj

Kriza PD-së vijon të jetë ende e tensionuar. Në një intervistë në ‘Kontrast’, deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu nuk e sheh krizën brenda partisë por në situatën aktuale në vend. Në një bisedë me gazetarin e Report Tv Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Shehu thotë se sistemi është në një krizë të thellë.

Situata brenda partisë demokratike vijon të jetë e tensionuar sepse ka pasur komplote nga qeveria, sipas tij.

“Ka pasur komplote. Presione, paratë e përdorura. Opozita ishte pa komisionerë dhe pa numërues. Ca gjëra bëjnë “mu”. Kjo s’ëstë krizë e PD-së është e sistemit. Kemi problemet tona, nuk them që nuk kemi. Ne ishim në komplot, në agresion. Njerëzit donin emrin e Berishës plus është imazhi i një force nën agresion. Kjo është rezistencë përpara një komploti.”- thotë ai.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli, është tendencë e partive politike në Shqipëri të kalojnë në krizë kur humbin zgjedhjet.

‘Partitë politike shqiptarë hyjnë rregullisht në krizë sa herë që humbasin zgjedhjet, sepse vokacioni i forcave dhe i vullneteve që bashkohen tek partia nuk janë të ngritur thjeshtë mbi baza morale mbi bazat e frymëzimeve të tilla morale, por për shkak të sistemi dhe lloj lloj defektesh që kemi ne në politikë janë suksesi i një partitë politike shihet si trampolinë për suksese të karrierave private të xhepit privat. T’ju bëj një analogji në 2009 kur u kuptua se socialistët nuk vinin dot në pushtet, fiks në ditën e ditëlindjes së Edi Ramës atëherë në gjithë selinë e PS-së nuk kishte më shumë se 4-5 veta. 2 nga ata qanin te te gardhi jashtë, dikush tjetër i ulur tek shkallët e selisë, sekretarja e dikush tjetër që shpresonte se rënia do të pasohej patjetër nga ringritja. Edhe grupi parlamentar edhe ata të cilët do të popullonin zyrat qeverisëse nuk ndodheshin aty. Madje madje edhe militantët nuk ndodheshin aty. Në 2017 për 1001 arsye, humbja e PD-së që u pasua nga një triumf personal i Ramës, kur i kishte të gjitha shanset dhe erërat kundër e futi PD-në në krizë.

Boshatisi shpresën e tyre se ai 4 vjetësh do të ishte ndryshe. Për të vazhduar më pas me veprime të tjera me akte politike që dukshin si të tilla, por në thelb ishin ndryshe, të frymëzuara nga interesa të dy drejtuesve të PD-së, nga kryetarit të saj dhe drejtuesit të saj moral, të njeriut që kishte pushtetin moral mbi demokratët dhe ky ishte Berisha. Të gjitha të tjerat janë histori. Për të ardhur në këto zgjedhje bie dakord me Shehun për të gjithë listën që kishte PD, duke nisur nga sigla, me financimin e munguar. Me komisionarët me faktin që nuk u shënua emri i drejtuesit të koalicionit. Por italianët kanë një shprehej se asnjë e keqe nuk vjen për keq!. E gjithë kjo listë problematike kundër PD-së, që besoj se me një vullnet tjetër. Një pjesë e tyre edhe do të duhej të ishin shmangur, të ishin ndryshe, e gjithë kjo liste te ligash ka sjellë një të mirë, është flamuri i një beteje në thelb të gabuar, për të justifikuar atë rezultat që ndodhi më 14 maj. Edhe në mungesë të kësaj liste të këqijash të gjithë e dinin që PD do ti humbiste këto zgjedhje. Këtë gjë e dinte më mirë se kushdo tjetër ai që është autoriteti moral i asaj partie, që është Berisha.’- tha Vangjeli.

Megjithatë, edhe pse ja vë fajin qeverisë, Tritan Shehu e sheh një problem brenda PD-së, dhe sipas tij është grupi parlamentar. Sipas tij, vendimet dhe takimet e tyre janë shterpë.

Basha është një njeri si gjithë të tjerët. Sot PD e ka një kryetar që është Berisha. Tani jemi në fazën e analizës së komplotit të madh kundër opozitës. Do bëhen të gjitha. Nuk mund të zgjidhet kreu i grupit palramnetar të PD-së me 18 vota. PD ka një problem, grupin parlamentar të saj. Baza është e bashkuar, problemi ështe te grupi parlamentar. Te dhomat që mblidhen ata nuk zgjidhen asgjë.”-tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Sot ditëlindja e Bashës, Vangjeli ‘urim’ në Kontrast: Uroj të thinjet politikisht, Piter Pani që nuk mësoi të fluturojë kurrë

Me rastin e datëlindjes së ish kryedemokratit Basha, Vangjeli e pati edhe një urim. Në fakt, Vangjeli e uroi Bashën të ‘thinjej” por në fakt nënkuptoi shndërrimin në të “moçëm” të tij. Ai e uroi të ndryshohej koncepti se ishte i vogël në politikë.

“Politikisht do i uroja të arrinte të thinjej në politikë. Basha vazhdon të mbajë pantallona të shkurtra. Dhe vazhdon të jetë i vogli në politikë. Piter Pani që s’fluturoi kurrë. Komplotistët janë të përbërë kryesisht nga ata që i mbajnë fanellën e kësaj partie.”- thotë Vangjeli.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë