Forcat besnike të marrshallit Khalifa Haftar kryen sot një sulm artilerie me raketa ndaj portit të Tripolit, në Libi.
Gjatë sulmit është goditur edhe një anije tregtare turke e cila është përfshirë nga flakët.
E ashtuquajtura Ushtria Kombëtare Libiane pretendon të ketë "shkatërruar" një anije "të ngarkuar me armë dhe municion" e cila kishte shkelur embargon e vendosur nga OKB.
Qeveria e marrëveshjes kombëtare e udhëhequr nga Kryeministri Fayez al-Serraj, ka akuzuar Haftar duke thënë se ajo ka kryer sulm terrorist.
Në krizën libiane, gjenerali Haftar është mbështetur nga Rusia, Egjipti, Emiratet dhe Arabia Saudite, ndërsa Al-Serraj ka mbështetjen e Turqisë dhe Katarit.
Bashkimi Europian dje vendosi për një mision të ri detar për të monitoruar respektimin e embargos së armëve.
Al-Serraj furnizohet me armë nga Ankara përmes detit. Turqit gjithashtu kanë dërguar këshilltarë ushtarakë, mbrojtje anti-ajrore dhe dronë në kryeqytetin Libian, si dhe kanë dërguar 2.500 militantë sirianë të ardhur nga provinca e Idlib kurse Haftar akuzohet se po përdorë mercenarë sudanez dhe çadianë.