Kriza në Siri/Kërcënon Erdogan: Do godasim forcat e Asad nëse derdhet gjak turk

Kriza në Siri/Kërcënon Erdogan: Do godasim forcat e Asad nëse derdhet gjak turk

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur para deputetëve të partisë së tij AKP tha se "Nga sot e tutje, nëse ushtarët tanë në postet e vëzhgimit në Idlib do dëmtohen, ne do të godasim forcat e regjimit sirian kudo, pa u kufizuar nga kufijtë e memorandumit të Soçit".

Duke vazhduar kërcënimet e tij ndaj regjimit të Bashar al Asad, Erdogan tha se "aty ku do të derdhet gjaku i ushtarëve tanë, askush nuk do ta ketë jetën e sigurt" dhe se " Turqia nuk do të jetë spektatore", duke shtuar se në 10 ditët e fundit janë vrarë 14 ushtarë turq nga artileria e Asad.

Megjithë marrëveshjen midis Turqisë dhe Rusisë, ushtria e Damaskut, e mbështetur nga Moska, nisi në muajin dhjetor një ofensivë për të rimarrë kontrollin e krahinës së Idlib në veriperëndim të Sirisë dhe për ta hequr atë nga duart e milicisë rebele që mbështetet nga Turqia.

Ofensiva e Asad nuk po kursen as popullsinë civile teksa më shumë se 600 mijë refugjatë janë vendosur në kufirin turk.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)