Në një kohë kur Ukraina po sulmohet nga Rusia, Aleks Soros është shprehur SHBA dhe Europa duhet të jenë mirënjohëse që kanë aleatë si kryeministri Edi Rama dhe Shqipëria në kohë të tilla.

Ai duke shpërndarë një fotografi nga takimi i tyre javën e kaluar, tha se patën një diskutim mbi efektet e mundshme të Krizës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor.

“Po mendoja për takimin tim me Edi Ramën javën e kaluar. Kishte një mirëkuptim për përhapjen e mundshme të efekteve të krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe Europa duhet të jenë mirënjohëse që kanë aleatë si Rama dhe Shqipëria në kohë të tilla.”, shkruan Aleks Soros.