BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënimi më i madh për sigurinë europiane dhe se kundërshton vizionin e NATO-s për një Europë të lirë dhe në paqe. Në konferencën për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm, Rasmussen shtoi se “fatkeqësisht Rusia nuk kishte tërhequr trupat e saj nga kufiri me Ukrainën. Prandaj ky grumbullim masiv i trupave ushtarake, nuk mund të kontribuojë në uljen e tensionit në rajon”.
Pak para konferencës së Rasmussen, ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të NATO-s të mbledhur në Bruksel vendosën të ndërpresin lidhjet ushtarake dhe civile me Rusinë. Megjithatë në deklaratën për shtyp të postuar në faqen zyrtare të NATO në internet thuhet se dialogu politik me Rusinë do të vazhdojë, në nivelin ambasadorial apo më lartë për të shkëmbyer pikëpamje lidhur me krizën në Ukrainë.
I pranishëm në takim ishte dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, i cili në fjalën e tij shprehu mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dënoi mbajtjen e referendumit në Krime, si dhe hodhi poshtë çdo analogji mes Krimesë dhe Kosovës.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s, gjithashtu, theksuan se nuk do të njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe i kërkuan Rusisë të respektojë ligjet ndërkombëtare. Rusia duhet të ulë numrin e trupave të saj në Krime, si dhe të tërheqë ushtarët në kufirin lindor me Ukrainën.
Ndërkohë në takimin e sotëm NATO arriti një marrëveshje me Ukrainën për të rritur bashkëpunimin duke ndërmarrë reforma mbrojtjeje të cilat do të forcojë aftësinë e Ukrainës për të rritur sigurinë e saj në vend.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com