Kriza në Ukrainë, Rusia shton
numrin e ushtarëve në kufi

Rusia ka vendosur 50 mijë ushtarë përgjatë kufirit me Ukrainën në gadishmëri për ndonjë ndërhyrje të mundshme. Kjo gjë bëhet e ditur nga funksionarë të qeverisë amerikane, të cituar nga Wall Street Journal, ku shpjegohet se Putin do të jetë gati nëse ndërmerr një vendim për të marrë një tjetër territor ukrainas. 

Ditën e enjte, burime ukrainase njoftuan për 100 mijë ushtarë rus në kufi me Ukrainën.  Për të ruajtur unitetin e Ukrainës, nevojitet një referendum në të gjithë rajonet, për të vendosur statusin dhe jo zgjedhje Presidenciale. Kjo është deklaruar nga ish-Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukoviç në një apel drejtuar vendit, nëpërmjet agjencinë së lajmeve ruse Itar-Tass. 

Ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov e ka quajtur një iniciativë jo produktive, që nuk bën gjë tjetër veçse e komplikon zgjidhjen e krizës politike ukrainase, rezolutën e aprovuar ditën e enjte nga Asamblea e Përgjithshme e OKB-së. Rezoluta e aprovuar me 100 vota pro, 11 kundër dhe 58 abstenim nga përfaqësuesit e 193 vendeve, e shpalli të pavlefshëm Referendumin në Krime.
 

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve