Kosova duket se është drejt një krize të re institucionale. Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar dje se do të zbatojë vendimin e vitit 2014, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin për formimin e institucioneve qeverisëse në Kosovë.
Thaçi ka thënë për RTK, se vendimi shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast është koalicioni PAN, me kandidat për kryeministër Haradinajn.
I kontaktuar nga Indeksonline, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se nëse, kushdo që nuk i ka numrat dhe do të mundohet të uzurpojë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, do të marrë përgjegjësinë për cilëndo situatë të krijuar pastaj.
“Nëse Thaçi nuk e respekton të drejtën për mandatin që e ka shumicën e LVV-së , atëherë ai do të përballet me vendosmërinë e qytetarëve për ta mbrojtur votën dhe fitoren”, ka thënë Selimi.
I pyetur se a do të thotë e gjithë kjo që Kosova mund të përballet edhe me protesta, si qasje e qytetarëve për të kundërshtuar këtë, Selimi ka cilësuar se për këtë gjë qytetarët do të vendosin vetë, sepse sipas tij ata e dinë vetë këtë çështje.
Zgjedhjet e 11 qershorit nxorën fitues koalicionin PAN me 33.92 përqind të drejtuar nga PDK, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.16 përqind (pa koalicion, por si forcë e vetme) dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.79 përqind.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com