I priti për konsultime për krizën, Besnik Mustafaj: Meta na tregoi informacione konfidenciale

TIRANE-Presidenti Ilir Meta pasditen e sotme ka pritur në një takim rreth 70 minuta Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t'i informuar për "situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit". Takimi filloi në orën 17:00 dhe përfundoi në 18:05. Në përfundim, Besnik Mustafaj deklaroi se takimi ishte i dobishëm, ndërsa Presidenti tha ai, i kishte njohur me informacione konfidenciale.

"Jemi gati ti përgjigjemi cdo ftese, kjo është brenda statutit tonë dhe shpreh vullnetin për të qenë të dobishëm. Ishte takim i dobishëm, pasi presidenti na njohu jo vetëm me informacionet e bëra publike, por edhe konfidenciale lidhur me krizën që po kalon vendi në mungesë të gjykatës Kushtetuese. Ishte takim i hapur ku jo vetëm e dëgjuam por edhe i thamë mendimet tona" tha ai.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë "Berisha". Në javën e kaluar kreu i shtetit takoi liderin e PD-së dhe partive të tjera në opozitë, ish-presidentët dhe shoqërinë civile.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 25/11/2019 18:14

    Eh Like,Like....eh Besniku i partise...

    Përgjigju
  • Ahahah: 25/11/2019 18:13

    Rradhen e kan pensionistet!!! O te raft pika florir i mones

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë