Kriza politike në Itali, presidenti Matarella fton Mario Draghin për formimin e qeverisë së re
Ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka thirrur ish-shefin e Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi në një takim, pasi njoftoi se ai dëshiron formimin e shpejtë të një qeverie jo-politike për të udhëhequr Italinë gjatë pandemisë së korona virusit.
Në një fjalim të martën në mbrëmje, Presidenti Sergio Mattarella tha se negociatat për të krijuar një qeveri të re nga koalicioni i drejtuar nga kryeministri në largim Giuseppe Conte kishin dështuar.
Presidenti u shpreh se në një situatë të tillë, krize shëndetsore vendi nuk mund të përballojë zvarritjen përmes një fushate disa mujore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike në Parlament për të mbështetur formimin e asaj që ai e quajti një qeveri jo-politike.
Mattarella nuk tha te kush mund të trokiste për të udhëhequr atë qeveri. Por ka të ngjarë të jetë dikush shumë i respektuar dhe i konsideruar nga partitë si individ që qëndron përtej grindjeve politike.
73-vjeçari Mario Draghi, që nga momentet e para ta largimit të ministrave të Mateo Renzit nga qeveria Conte, gjë e cila shkaktoi edhe krizën qeveritare, ka qënë një ndër emrat më të lakuar si kryeministër i ri për shkak edhe të karrierës së tij. Ai luajti rol vendimtar në ruajtjen e monedhës së përbashkët evropaine, gjatë periudhës që ai shërbeu si presidenti i Bankës Qendrore Evropiane.
Shkak për rënien dhe pamundësinë e një qeverie të re Conte ishin pikërisht përplasjet për planin e rimëkëmbjes ekonomike dhe menyra sesi do të përdoreshin grantet e BE.
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
81.7%
-
Jo
11.7%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2546
Lajme të tjera
-
Rupert Murdoch jep dorëheqjen si president i Fox and News Corp
21 Shtator, 16:11
-
Steinmeier: Zgjidhje evropiane për problemet e migracionit
21 Shtator, 13:05
-
Itali/ I mori jetën me një kaçavidë bashkëkombësit të tij, 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve! Nuk pranon të tregojë motivet
21 Shtator, 12:25
-
Meloni 'e prerë' për çështjen e emigracionit : Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kamp refugjatësh të Evropës
20 Shtator, 11:51
-
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Itali, 28 të arrestuar, mes tyre gra e burra shqiptarë! 17 në kërkim (Emra-Video)
19 Shtator, 19:56
-
Itali/ Po transportonte një ekskavator, me shenja në kokë, gjendet i pajetë në anë të rrugës 43-vjeçari shqiptar
19 Shtator, 19:18
-
'Topat e përgjakur', Mancini, Bin Salman dhe Ronaldo 'duart me gjak' në Milano para Champions League
19 Shtator, 16:12
-
Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Greqi ish-efektivi i Forcave Operacionale! Kureta, i përjashtuar nga policia në fillim të shtatorit
19 Shtator, 15:49
-
Itali/ Tentuan të digjnin në gjumë të afërmen e moshuar, arrestohen babë e bir nga Shqipëria! Morën vendimin ekstrem pas debateve të ashpra
19 Shtator, 13:38
-
‘GDF’ mbyll misionin e monitorimit nga ajri në Shqipëri! 185 orë fluturime, Në 2023 u asgjësuan rreth 300 mijë rrënjë kanabis sativa
19 Shtator, 12:48
-
Ish-presidenti italian në gjendje të rëndë shëndetësore, Napolitano 98 vjeç drejtoi shtetin nga 2006-2015
19 Shtator, 11:22
-
EMRAT/ Vritet me kaçavidë nga bashkëkombasi i tij 47-vjeçari shqiptar në Itali
19 Shtator, 08:52