Kriza politike, Jahjaga: S'ka kohë
liderët politikë duhet të veprojnë

Kriza politike, Jahjaga: S'ka kohë<br />liderët politikë duhet të veprojnë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje sërish liderëve të partive politike që t'i jap fund procesit të stërzgjatur të formimit të institucioneve të reja.

Këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu ka thënë për mediat në Prishtinë se procesi i stërzgjatur i ndërtimit të institucioneve po vazhdon ta pengojë funksionimin e shtetit dhe ka pamundësuar konsolidimin ndërkombëtar të tij.

"Është koha e fundit që liderët politikë të shohin përtej interesave të tyre dhe të tejkalojnë çdo pengesë për të ndërtuar Institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse, bazuar në kuadrin kushtetues dhe në parimet e përcaktuara që respektojnë rendin kushtetues të vendit dhe obligimet ndërkombëtare të tij", ka deklaruar Vllahiu.

Sipas tij, Presidentja vazhdon të kërkojë nga liderët politikë që ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të reflektojnë duke i ofruar njëri tjetrit mundësinë e dialogimit e përmes kompromisit për qytetarët e Kosovës, ta nxjerrin vendin nga kjo gjendje amullie.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat