Kriza politike, Mustafa: Momentet
e reja imponojnë sjellje të re

Kriza politike, Mustafa: Momentet<br />e reja imponojnë sjellje të re
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rrethanat e reja kanë bërë që koalicioni paszgjedhor ta ketë të vështirë të bëjë ndryshimet e nevojshme për qeverisje të mirë të vendit.

“LDK-ja mbetet konsekuente ndaj partnerëve, por po ashtu momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme. Këto dy ditë, LDK-ja do të mbajë takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që vendi ynë sa më shpejt të ketë institucionet e tij demokratike, në harmoni të interesave të qytetarëve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Blloku paszgjedhor i partive: Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosje, është futur në një krizë të thellë rreth postit të kryeministrit.

Këtë post e synojnë edhe LDK-ja, edhe AAK-ja dhe asnjëra prej tyre nuk heq dorë.Për pasojë, ka gjithnjë e më shumë zëra se blloku do të ndahet. Po ashtu nuk përjashtohen mundësitë për rirreshtime të reja politike.


Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës