Udhëheqësit politikë italianë Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio u takuan këtë të enjte për bisedimet e fundit për të ringjallur një qeveri koalicioni dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohëshme, diskutimi i të cilave ka tronditur tregjet globale.
Një burim nga Lëvizja “5 Yjet” e Di Maio tha se kishte shpresë për një marrëveshje deri të premten, por ende nuk ka asnjë asnjë vendim se kujt do t’i besohet ministria e financave një post kyç në qeverinë italaine.
Përpjekja e parë e dy forcave të mëdha “Legës” dhe “5 Yjeve” dështoi javën e kaluar kur presidenti Sergio Mattarella nuk aprovoi kandidatin e tyre për ministër finance ekonomistin 81 vjeçar Paolo Savona i njohur për opinionin e tij kundër monedhës së përbashkët.
Pas këtij dështimi për formimin e qeverisë presidenti Mattarella emëroi ish-zyrtarin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Carlo Cottarelli për formimin e qeverisë por deri më tani as Cottarelli nuk ka arritur të formojë një kabinet të qëndrueshëm.
Takimi Salvini-Di Maio ka rritur shpresat për ringjalljen e koalicionit mes “Legës” dhe “5 Yjeve” ka dhënë gjithashtu edhe ndikimin e tij në tregjet financiare. Të cilat po rimëkëmben gjatë këtyre dy ditëve pas rënies që pësuan në fillim të javës kur u dikskutua mbi të ardhmen e Italisë në zonën euro.