Situata kritike politike pritet të marrë një kthesë të re me vizitën e zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili do të mbërrijë në Tiranë në fillim të javës, në kuadër të një turi ballkanik. Pas përpjekjeve pa rezultat të europianëve, në lojë futet diplomacia amerikane, e cila zbarkon në Shqipëri në një kohë që opozita ka djegur mandatet dhe ka nisur protestat e pandalshme, ndërsa mazhoranca po përgatitet për zgjedhje.
Takimin e parë zyrtari amerikan do e ketë me kryeministrin Edi Rama të hënën, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.
Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Matthew Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë. Vizitës së Palmer i parapriu vizita e zyrtartit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonanathan Moore, i cili zhvilloi disa takime, ndërsa u bë publike për mediat vetëm takimi i deputetes të partisë Demokratike, Rudina Hajdari dhe ish kryeministrit Sali Berisha.
Ndikimi i Matthew Palmer u duk që në fillimet e krizës. Një ditë para se deputetët e opozitës të linin mandatet, Palmer zhvilloi dy biseda telefonike me liderët e opozitës Bashën dhe Kryemadhin, ndërsa pas komunikimit me zyrtarin amerikan, edhe pse opozita nuk u tërhoq nga akti ekstrem, protesta e saj rezultoi e qetë dhe pa akte dhune, ndryshe nga ajo e 16 shkurtit.
Komente












Neqoftese nuk shpallet person non grata dhe urgjentisht te debohet nga Shqiperia ambasadori rus Aleksander Karpushin neqoftese nik arrestohen Sali Krimineli Lulaqi qe i ka akoma duart e lyera me gjakun e 4 protestuesve te 21 janarit 2011 si dhe Monika Kryehajdutja bashke me bajdutin Ilir Meta i cili ne vend qe ti ule palet ne bisedime i hedh benzine zjarrit ketu as ka per te pasur dhe as do te kete qetesi jo amerikane te vine ketu por edhe alienet te vijne.
PërgjigjuJa tregon zoteria ktyre spiuneve prorus,se po i vjen ora doktorreshes shkencave kllufit q ka per burre dhe zotit lulush me babain e vet.prisni...
PërgjigjuKrizat artificiale te opozites, nuk duhet te cojne ne kompromise qe demtojne demokracine .Kriza e brendeshme e partive zgjidhet duke degjuar antaresine . Ne rast se amerikanet per te fut PD perseri ne jeten politike do kerkojne nga mazhoranca zgjedhje te parakoheshme, me mire te mos hyn fare, se vetem shtetin do shqiotar do demtijne.Saliu sa here ja humb pushtetin kerkon pushtet be tavoline
Përgjigju