Kriza politike, reagon Pacolli: PAN-i
po e shkel Kushtetutën me bojkotin

Kriza politike, reagon Pacolli: PAN-i<br />po e shkel Kushtetutën me bojkotin
E ndërsa kriza institucionale në Kosovë vijon, nuk mungojnë edhe reagimet nga partitë politike.
 
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli shprehet se koalicioni PDK-AAK-NISMA, po e shkelin Kushtetutën e vendit me bojkotin që po bën.
 
Në statutin e tij në Facebook ai ka përmendur disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që sipas tij tregojnë se është po shkelet Kushtetuta.
 
 
STATUSI I PACOLLIT
A po e shkel Kushtetutën PAN-i, me bojkotin e vet të zgjatur të seancave parlamentare?
 
Nëse do t’ i referohemi vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, PO, e ka shkelur. Lexoni përshembull Rastin nr. KO 29/2011, pikat 79, 80, 81, 82, 83 dhe 84. Në këtë vendim argumentohet mbi bazën e Kushtetutës, rregullores së Kuvendit pse deputeti duhet të marrë pjesë në seancat plenare dhe se mospërmbushja e këtij detyrimi, është shkelje e kushtetutës.
 
Pse e bën PAN-i këtë? A nuk është Kushtetuta e barabartë për të gjithë? Kjo situatë, na çon sërish në përfundimin se Gjykata Kushtetuese, e përdorur politikisht, nuk ka kurrfarë autoriteti. Kriza e sotme në Kosovë e ka një kapak gjoja kushtetues, që e ka nxitur atë. Çuditërisht tek ne, është Gjykata Kushtetuese që e thirrur për t’i zgjidhur krizat, i ka thelluar ato. Dhe ka krijuar pretekste për kriza të reja.
 
Përshembull, vendimi për ndërprerjen e mandatit tim në mars 2011 ishte ndërhyrje në veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës; vendimi për mosndërprerjen e mandatit të zonjës Jahjaga në korrik 2012, shkeli një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor;
 
vendimi për mandatarin e krijimit të qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në korrik 2014, krijon pretekste për kriza të reja.
 
Ata që në këto 3 raste e përdorën Gjykatën Kushtetuese, sot as nuk duan ta përfillin vendimin e saj që e dënon bojkotin e seancave si antikushtetues. Keq valla !!!



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur