Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar edhe një herë të gjithë liderët e subjekteve politike që të fillojnë bisedimet për daljen nga kriza institucionale. Ai ka thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën e së enjtes të ftuar nga koalicioni VLAN.
Pas takimit me presidenten Jahjaga tha se qëndrimi i PDK është respektimi i plotë i rezultatit të zgjedhjeve, ku PDK ka dal fituese si dhe respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Thaçi përsëri ftojë të gjithë liderët e subjekteve politike që të fillojmë bisedat e brendshme për ta tejkaluar këtë krizë, gjithnjë duke respektuar vullnetin e popullit, i cili ka vendosur që PDK të jetë fitues.
Kurse, i pyetur se deri kur do të kërkohet bisedime për tejkalimin e kësaj gjendje, ai tha se janë për t’i respektuar afatet ligjore dhe kushtetuese por edhe iniciativën e Presidentes.
“Ne marrim pjesë në seanca që janë zyrtare dhe kushtetuese, ndërsa në seanca që nuk janë zyrtare nuk marrim pjesë”, ka thënë ai.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com