"Kriza prek dhe celularët", numri
i përdoruesve ra me 5% në 2015

i përdoruesve ra me 5% në 2015">
Në fund të vitit 2015 numri i përdoruesve të telefonisë celulare është zvogëluar me 5% krahasuar me një vit më parë. Agjencia e Komunikimeve elektronike dhe Postare ka publikuar raportin për ecurinë e këtij sektori nga ku rezulton se numri i përdoruesve aktivë është 3.4 milionë, ndërsa i kartave SIM 4.7 milion. 

Trend rritës ka pasur edhe tregu i aksesit në internet broadband. Numri i pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fikse dhe celulare më 31.12.2015 arriti respektivisht në rreth 243 mijë dhe 1.3 milion. Telefonia fikse si edhe në tre mujorin paraardhës nuk ka pasur ndryshime në krahasim me tre mujorin e tretë 2015, pra ka qëndruar stabël.

Përgjatë tre mujorit të katërt 2015 pati rënie me rreth 12% të volumit të thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet celulare në krahasim më tre mujorin paraardhës. Pavarësisht rënies së totalit të thirrjeve dalëse,thirrjet drejt rrjeteve të tjera kombëtare celulare (off net) kanë pasur rritje me rreth 15% dhe thirrjet brenda rrjetit kanë pësuar rënie me 9%, të krahasuara këto me tre mujorin e tretë të këtij viti.
 
Përgjatë këtij tre mujori, thirrjet dalëse ndërkombëtare u reduktuan me rreth 80% dhe ato dalëse kombëtare u reduktuan me rreth 3%, në krahasim me tre mujorin e katërt 2015.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Leverkusen fiton me Romën në Itali dhe është një hap larg finales, Marseille 1-1 Atalanta në Europa League

GOLAT/ Leverkusen fiton me Romën në Itali dhe është një hap larg finales, Marseille 1-1 Atalanta në Europa League