Papa Francesku ka folur për situatën në Ukrainë dhe tensionet me Rusinë. Ai u ka bërë thirrje të gjitha kombeve që të ulin tensionet dhe të reagojnë me ndërgjegje, pasi sipas tij, lufta do të ketë pasoja serioze në të gjithë komunitetin ndërkombëtar.
“Kam një dhimbje të madhe në zemër për përkeqësimin e situatës në Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të javëve të fundit, skenarë gjithnjë e më alarmantë po hapen. Si unë, edhe shumë njerëz në mbarë botën, po ndjejnë ankth dhe shqetësim. Edhe një herë, paqja e të gjithëve kërcënohet. Dua t’iu bëj thirrje atyre që kanë përgjegjësi politike të bëjnë një ekzaminim të ndërgjegjes para Zotit, Zotit të paqes dhe jo të luftës. Ne kemi nevojë për vëllezër dhe jo për armiq. Kërkoj nga të gjitha palët e përfshira që të përmbahen ndaj çdo veprimi, që shkakton vuajtje për popullsinë”, tha Papa
Lajmi kryesor: