Zgjerohet harta e shteteve që vendosin sanksione ndaj Rusisë! BE: 27 persona e institucione ruse që kërcënojnë Ukrainën do përballen sanksione! Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti ukrainas ka miratuar shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme në mbarë Ukrainën, pasi u propozua nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Gjendja e jashtëzakonshme do të vendoset në të gjitha rajonet, me përjashtim të Donetsk dhe Luhansk, ku forcat ukrainase janë tashmë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia. Gjendja e jashtëzakonshme do të vendoset fillimisht për 30 ditë.

BE ra dakord, që 27 persona dhe institucione ruse, që kërcënojnë njësinë territoriale të Ukrainës, të përballen me sanksione, deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Edhe bankat, që financojnë misionet në territoret e separatistëve janë të prekura nga këto masa. Qëllimi është që të kufizohet aksesi i shtetit rus në tregun e financave të BE-së. Sanksionet do të hyjnë në fuqi këtë javë. Borrell theksoi, se sanksionet do “t’i dhembin shumë Rusisë”. Edhe vendet e industrializuara të grupit G7 kanë rënë dakord për një paketë sanksionesh të ashpra.

"Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 dënuan ashpër shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Rusia”, shkruan në Twitter ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss.

Edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi, se vendet e G7 dhe BE-ja janë në unanimitet lidhur me qëndrimin e mëtejshëm ndaj Rusisë. Baerbock tha, se ka parë "një vendosmëri të madhe” gjatë konsultimeve në Paris të shteteve të G7 dhe të BE-së. "Ne deshëm ta parandalonim këtë situatë”, tha ajo "por Rusia tani vendosi për të kundërtën".

Ndërsa Britania e Madhe reagoi pas përshkallëzimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës me sanksione ekonomike ndaj Moskës. Kryeministri Boris Johnson deklaroi në dhomën e ulët të parlamentit, se pesë banka ruse dhe tre oligarkë rusë do të ngarkohen me sanksione si: ngrirja e pasurive të tyre si ndalimi i udhëtimit të tyre në Britaninë e Madhe. Të tjera sanksione mund të pasojnë në rast se do të vazhdojë përshkallëzimi.

Harta e shteteve që do të vendosin sanksione ndaj Rusisë është zgjeruar. Australia më 23 shkurt tha se do të bashkohej me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë duke shënjestruar dy banka ruse dhe duke vendosur ndalime udhëtimi për tetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Putinit.

Kryeministri Scott Morrison – si udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani – tha se sanksionet ishin grupi i parë në një arsenal sanksionesh të mundshme që Australia mund të përdorë kundër Rusisë.

Ndërkohë, kryeministri japonez, Fumio Kishida, më 23 shkurt përshkroi gjithashtu masat kundër Rusisë, duke thënë se qeveria e tij do të ndalojë shpërndarjen e re të letrave me vlerë të qeverisë ruse në Japoni. Japonia do të ndalojë gjithashtu udhëtimin e njerëzve të lidhur me dy rajonet separatiste ukrainase dhe do të ngrijë asetet e tyre në Japoni, tha Kishida.

Lëvizjet vijnë pas vendimit të Putinit për të njohur dy rajone separatiste në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe për të dërguar trupa atje, veprime që u dënuan nga Perëndimi, Kombet e Bashkuara dhe vende e organizata të tjera.

Pavarësisht veprimeve të tij, Putin më 23 shkurt tha se vendi i tij ishte gati të kërkonte “zgjidhje diplomatike” për krizën aktuale, por ai theksoi se interesat e Rusisë nuk ishin të negociueshme.

Megjithatë, ai shtoi se: “interesat e Rusisë, siguria e qytetarëve tanë, janë të panegociueshme për ne”.

Perëndimi e ka akuzuar Putinin se po kërkon një pretekst për një pushtim të plotë të Ukrainës pasi Rusia grumbulloi më shumë se 150,000 trupa përgjatë kufirit, duke fajësuar shpesh Kievin për dhunën në rajon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Biden i jep goditjen e radhës Rusisë: Sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit ‘Nord Stream 2’

Shtëpia e Bardhë sapo ka njoftuar sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit “Nord Stream 2” që lidh Rusinë dhe Gjermaninë.

Presidenti amerikan bëri “goditjen” e radhës ndaj Rusisë, duke i cilësuar këtë si “këstin e parë të sanksioneve”.

“Sot, kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Nord Stream 2 AG dhe oficerëve të saj të korporatës. Këto hapa janë një pjesë tjetër e këstit tonë fillestar të sanksioneve në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë”, tha Biden.

Projekti prej 10 miliardë eurosh përfundoi shtatorin e kaluar.

Vendimi i SHBA vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se tubacioni do të qëndronte i mbyllur si një përgjigje për veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Çfarë është ‘Nord Stream 2”

Nord Stream 2 është një tubacion 1200 km nën Detin Baltik, i cili do të çojë gazin nga bregu rus pranë Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.

Nuk është hapur ende dhe certifikimi u ndërpre dje nga qeveria gjermane.

Nord Stream 2 shkon paralelisht me një gazsjellës ekzistues, Nord Stream, i cili ka funksionuar që nga viti 2011.

Së bashku, këto dy tubacione mund të dërgojnë 110 miliardë metra kub gaz në Evropë çdo vit. Kjo është më shumë se një e katërtatë gjithë gazit që vendet e Bashkimit Evropian përdorin çdo vit.

Ora 20:16
Parisi dhe Berlini ‘vishen’ me ngjyrat e flamurit ukrainas, shenjë miqësie dhe solidariteti

Kryeqytetet e Gjermanisë dhe Francës kanë treguar solidaritet ndaj Kievit, duke veshur monumentet e tyre historike me ngjyrat e flamurit ukrainas.

"Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës" tha kryebashkiaku i Berlinit Franziska Giffey.

 Kryebashkiakun i Parisit tha se Evropa edhe një herë, "fantazma e luftës shfaqet në pragun e Evropës."

Porta e Brandenburgut u ndriçua në Berlinit 

Parisi ndezi Bashkinë

Ora 17:32
Rusia largon ambasadorët nga Ukraina

Ambasada ruse në Kiev ka nisur evakuimin e diplomatëve nga Ukraina. Zëdhënësja Maria Zakharova tha se kjo ishte për shkak të “sulmeve të shumta” ndaj misioneve diplomatike ruse në të gjithë Ukrainën dhe “veprimeve agresive” kundër diplomatëve rusë.

Ora 16:47
Ministri i Jashtëm ukrainas-OKB: Mos të përsërisim gabimet e politikanëve në prag të luftërave të tjera botërore! Pikë kritike, do të përcaktojë dekadat në vazhdim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i ka bërë thirrje se duhet të veprojnë shpejtë, në mënyrë konkrete dhe të vendosur.

Ai e cilësoi këtë pikë të krizës si kritike për historinë botërore, dhe se veprimet në vijim do të përcaktojnë dekadat e ardhshme.

Kulebva tha se “të gjithë kemi lexuar për gabimet që kanë bërë politikanët në prag të luftërave të tjera botërore”, ndërsa i kërkoi vendeve të mos i përsëriten ato.

Akuza e Rusisë se Ukraina ka përshkallëzuar situatën është absurde, thotë Kuleba. “Deklaratat e Rusisë janë skandaloze dhe të tmerrshme dhe shkojnë përtej kërcënimit të Ukrainës”.

Ai tregon fjalimin e Vladimir Putin në fillim të kësaj jave, kur tha se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë.

“Kushdo që mendon se e ekzagjeroj, duhet ta shikojë këtë fjalim të tmerrshëm”, shton ai.

Ora 16:27
Ukraina ‘goditet’ nga një sulm kibernetik! Pezullohen shërbimet në ministri dhe banka

Një sulm kibernetik ka “goditur” bankat dhe ministritë e qeverive në Ukrainë.

Një ministër i ka thënë agjencisë së lajmeve “Interfax” se shërbimet për disa institucione ukrainase, duke përfshirë ministrinë e shëndetësisë, sigurisë dhe të jashtme, janë hequr nga linja nga një sulm i ashtuquajtur “DDOS”

Ai shtoi se nga ndërprerja janë prekur edhe disa banka.

Sulmet DDOS, ose Refuzimi i Shpërndarë i Shërbimit, synojnë të mposhti faqet e internetit duke përmbysur një rrjet me trafik të rremë dhe duke e parandaluar atë të komunikojë siç do të bënte zakonisht.

Autoritetet ukrainase thanë këtë javë se kishin parë paralajmërime në internet se hakerët po përgatiteshin të kryenin sulme të mëdha ndaj agjencive qeveritare, bankave dhe sektorit të mbrojtjes.

Ora 15:53
Rusët ‘gati për luftë’! Sondazhi i CNN zbulon çfarë mendojnë qytetarët në Rusi për konfliktin me Ukrainën

Në një kohë kur bota është bëtë një “grusht” kundër Rusisë për të parandaluar një pushtimi të mundshëm të Ukrainës, rusët sipas një sondazhi të zhvilluar nga CNN mendojnë që do të ishte e drejtë të luftonin dhe të përdornin forcën ushtarake për të parandaluar bashkimin e Kievit me NATO.

50% e rusëve që votuan në sondazh, mendojnë se lufta do të ishte zgjedhja e duhur, 25% thonë se është e gabuar, ndërsa pjesa tjetër janë të pasigurt.

Por sondazhi zbuloi gjithashtu se më shumë rusë mendojnë se do të ishte e gabuar sesa e drejtë përdorimi i forcës ushtarake "për të ribashkuar Rusinë dhe Ukrainën" - dy vende me një histori të gjatë dhe të ndërlikuar të ndërthurjes.

Ora 12:20
Tensionet me Rusinë, Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë

Ukraina njoftoi mesditën e kësaj të mërkure se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Lajmi u bë i ditur nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Vendimi erdhi pas një mbledhje të këtij Këshilli. Zyrtari i lartë ukrainas Oleksiy Danilov tha se gjendja e emergjencës shtetërore do të vendoset në të gjitha rajonet, me përjashtim të Donetsk dhe Luhansk, ku forcat ukrainase janë tashmë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Gjendja e jashtëzakonshme do të vendoset fillimisht për 30 ditë. Megjithatë, siç shkruan BBC, kjo lëvizje duhet të aprovohet më parë nga parlamenti Ukrainas.

Ora 11:39
Kriza Rusi-Ukrainë, Papa Francesku thirrje liderëve botërorë: Ulni tensionet, po hapen skenarë alarmantë

Papa Francesku ka folur për situatën në Ukrainë dhe tensionet me Rusinë. Ai u ka bërë thirrje të gjitha kombeve që të ulin tensionet dhe të reagojnë me ndërgjegje, pasi sipas tij, lufta do të ketë pasoja serioze në të gjithë komunitetin ndërkombëtar.

“Kam një dhimbje të madhe në zemër për përkeqësimin e situatës në Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të javëve të fundit, skenarë gjithnjë e më alarmantë po hapen. Si unë, edhe shumë njerëz në mbarë botën, po ndjejnë ankth dhe shqetësim. Edhe një herë, paqja e të gjithëve kërcënohet. Dua t’iu bëj thirrje atyre që kanë përgjegjësi politike të bëjnë një ekzaminim të ndërgjegjes para Zotit, Zotit të paqes dhe jo të luftës. Ne kemi nevojë për vëllezër dhe jo për armiq. Kërkoj nga të gjitha palët e përfshira që të përmbahen ndaj çdo veprimi, që shkakton vuajtje për popullsinë”, tha Papa

Ora 11:01
Rritet frika, Ukraina thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni nga Rusia

Ukraina u ka thënë qytetarëve të saj që të mos vizitojnë Rusinë dhe paralajmëroi çdo ukrainas që ndodhet atje të largohet menjëherë.

“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë (në rusisht), raporton BBC.

Ministria e Jashtme thotë se "intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës" do të thotë se ajo nuk do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi.

Ky veprim mund të prekë disa milionë shtetas ukrainas, të cilët vlerësohet se jetojnë në Rusi.

Ora 09:18
Tensionet me Rusinë, 'alarm i kuq' në Hungari, Sllovaki dhe Rumani, frikë për mijëra refugjatë ukrainas

Shumë vende të Evropës Lindore po përgatiten të pranojnë potencialisht qindra mijëra njerëz që mund  të duan të largohen nga Ukraina nëse kriza me Rusinë përshkallëzohet. Hungaria do të vendosë njësi përforcuese ushtarake  pranë kufirit  me Ukrainën , për arsye sigurie por edhe për ndihma humanitare në rast se ukrainasit dynden drejt vendit, njoftoi  Ministria e Mbrojtjes.

“Siguria e Hungarisë është gjëja më e rëndësishme, ne po forcojmë kufirin ukrainas-hungarez”, thuhet në deklaratë.

Ministria shtoi se mbrojtja e kufirit dhe përgatitja e një misioni humanitar janë projekte  të rëndësishme, por nuk tha se sa trupa ushtarakë  do të dislokohen në kufi. Më herët gjatë ditës, kryeministri hungarez Viktor Orban mblodhi këshillin e  sigurisë kombëtare dhe i kërkoi ministrit të mbrojtjes  të parandalojë grupet e armatosura që të kalonin kufirin.

Ndërkohë, Rumania po përgatitet të pranojë 500 000 refugjatë të mundshëm nga Ukraina në rast të një pushtimi rus. Edhe Sllovakia po përgatit forcat e saj të armatosura për të ndihmuar në menaxhimin e çdo fluksi të mundshëm refugjatësh nga Ukraina, pasi njohja nga Rusia e dy rajoneve të shkëputura e përshkallëzoi krizën.

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/02/2022 13:34

    I cmenduri hrdh nje gur ne lume 300 te mencur nuk e ncjerrin dot.Kapeni Putinin mbylleni ne nje spital psikiatrik se ndryshe e mori boten me qafe.

    Përgjigju
    • O POPULL,: 23/02/2022 16:45

      Informohu o MILET se nuk eshte vetem Putin i cmendur por me KRIMINELA jane keta te NATOS dhe SHBA qe po i fusin ne lufte per te shitur arme UKRAINES dhe per interesa personale te familjes Biden(hyr ne wikipedia dhe informonu per kete emer.HUNTER BIDEN),NDOSHTA DO KUPTOSH QE NUK KA VETEM nje te cmendur por SHUME KRIMINELA te tjere qe duan te PASUROHEN ME GJAKUN E POPULLIT

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej