TIRANE- Dy të përditshme shqiptare, “Shekulli” dhe “Panorama” paralajmërojnë nga nesër rritjen e çmimit të gazetës me 1o lekë më shumë. Në dy shënime redaksionale, gazeta “Shekulli” nëpërmjet një letre të hapur të Ardian Thanos, prej vitesh kryeredaktor i kësaj gazete, sot makroeditor “Jetë”, dhe Panorama nëpërmjet një shkrimi redaksional, jo me pak siklet, njoftuan sot lexuesin e tyre për rritjen e çmimit nga 20 në 30 lekë nga dita e nesërme. Të dy gazetat ia lënë në dorë lexuesit gjykimin dhe ata që do të marrin vendimin e tyre padyshim.
Gazeta "Shekulli" e lidh rritjen e çmimit me sulmin “e lig e primitiv, të pandalshëm të qeverisë mbi këtë gazetë dhe mbështetësit të saj financiar sot në rolin drejtëpërdjejtë të kryeredaktorit, Koço Kokëdhima; të ardhurat e pakta nga reklamat ,të cilat në versionin print të gazetës po shkojnë drejt zeros, ndërsa ato të versionit online janë inegzistente,” dhe me të vërtetën tjetër se “reklamuesit marrin porosi dhe shantazhe nëse shfaqen në fate e një gazetet kritike me qeverinë”; si dhe me zhvlerësimin e lekut dhe investimet në vitin e kaluar për gazetën.
"Panorama" e lidh me krizën ekonomike, rënien e ndjeshme të reklamave dhe vështirësitë që ka media e shkruar përballë asaj elektronike.
“Është gjithnjë e pakëndshme kur njofton për një rritje çmimi por kriza ekonomike që na ka përfshirë tashmë prej vitesh, një rënie e ndjeshme e reklamave dhe vështirësitë e njohuira të medias së shkruar përballë asaj elektronike online na kanë detyruar prej kohësh të rishikojmë çdo shpenzim tonin. Kemi eliminuar gjithçka që kemi konsideruar të panevojshmë në këto kushte dhe gazetaret tanë kanë pranuar shkurtime e sakrifica. Por nuk duam të vëmë në diskutim cilësin e produktit.”- shkruan Panorama në njoftimin e saj redaksional.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53
-
Gëzuar 28 Nëntorin! Në Vlorë ceremonia e ngritjes së Flamurit, Tirana pret paradën e Shqiptarëve! Do jenë 10 mijë pjesëmarrës
28 Nëntor, 07:51
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë
28 Nëntor, 07:23
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04
-
Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë
27 Nëntor, 23:04
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46