Fati i trajnerit të Partizanit, Mark Iuliano ndodhet në fije të perit pas humbjes me Kamzën në ndeshjen e djeshme. Pas 9 javësh ekipi ndodhet në vendin e 6 dhe Presidenti Demi vështirë se do të tolerojë ende një situatë të tillë.

Gjithsesi, për shkarkimin e lulianos  drejtuesit ende nuk kanë vendosur. Këtë e konfirmoi për “Panorama Sport” zyrtari i lartë i klubit të kuq, Luçiano Moxhi.

“Për momentin nuk kemi marrë asnjë vendim. Do flas sot me presidentin, duke vlerësuar të gjithë situatën. Do të analizojmë me qetësi ndeshjen e fundit dhe do të vendosim.

Natyrisht, situata është e vështirë, vlerësimet do t’i bëjmë edhe për trajnerin. Skuadra nuk po funksionon” – ka thënë Moxhi.

dy.b/shqiptarja.com