‘Krizë ushqimore’, Kim Jong Un pranon situatën ‘apokaliptike’ të vendit: Nevojitet urgjentisht të stabilizohet

‘Krizë ushqimore’, Kim Jong Un pranon situatën ‘apokaliptike’ të vendit: Nevojitet urgjentisht të stabilizohet

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

KOREJA E VERIUT- Një raport i publikuar nga ‘Ëashington Post’, rrëfen mes shifrave mbi krizën që ka prekur kryesisht Korenë e Veriut. Duhet theksuar se, duke qenë një vend me pikëpamje izolacioniste, nevoja e mbylljes për shkak të pandemisë u bë edhe më e rreptë.

Si rezultat Koreja e Veriut po përballet, ndoshta jo për herë të parë, me një krizë të thelluar ekonomike.

Detaji që bëri më shumë përshtypje ishte konfirmimi nga vet lideri suprem, Kim Jong Un i cili i vendosi situatës epitetin ‘krizë ushqimore’, duke e vijuar deklaratën e tij me pranimin se situata në vend është më keq së kurrë më parë.

Ndër të tjera, lideri i Koresë së Veriut u shpreh se është shumë i nevojshëm stabilizimi nga tensioni i krijuar nga furnizimi me ushqime.

“Ajo që nevojitet urgjentisht për të stabilizuar jetesën e njerëzve është të lehtësohet tensioni i krijuar nga furnizimi me ushqime”, ka thënë Kim Jong Un në deklaratën e transmetuar të martën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë