SPILT (KROACI) - Për shkak të kontrabandës me 24 kilogramë drogë, të cilën e kanë transportuar nga Shqipëria drejt Kroacisë, Ergest Hoxha është dënuar nga një gjykatë e Splitit me 8 vjet burg, ndërsa një dënim të tillë e ka marrë edhe Manuela Makaj, ka shkruar gazeta 'Slobodna Dalamacija, të cilës i referohet "Express" në Kosovë.
Që të dy janë shokuar me dënimin që ka shqiptuar Mladana Prvan të enjten. Makaj në një moment gati sa nuk është alivanosur ndërsa Hoxha ka qëndruar më i qetë.
Por, kur e ka dëgjuar aktgjykimin, ai ka filluar të komentojë në gjuhën shqipe duke thënë se një dënim të tillë nuk do ta kishte shqiptuar as për dikë që ka vrarë njeri.
Hoxha e kishte marrë përsipër fajësinë, por Gjykata duket se nuk i ka besuar atij. Sipas mediave kroate 24 kilogramë heroinë në treg kushtojnë mbi 1 milionë e 300 mijë euro
Hoxhaj dhe Makaj janë kapur me veturën e tyre vitin e kaluar në një pikëkalimi kufitar të Kroacisë.

(Në foto: Manuela Makaj duke pritur vendimi e gjykatës kroate).

(Në foto: Manuela Makaj pasi ka marrë vendimin e gjykatës kroate).

(Në foto: Ergest Hoxha duke dëgjuar vendimin e gjykatës kroate të Splitit).

(Në foto: Manuela Makaj e Ergest Hoxha duke pritur vendimi e gjykatës kroate).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com