Arbitri kroat, Bruno Mariç, është bërë heroi i ditës pasi i  ka ardhur në ndihmë lojtarit duke i shpëtuar jetën.

Gjatë ndeshjes lojtari ,Zvonimir Filipoviç, pas një përplasjeje ka gëlltitur gjuhën dhe nuk po merrte dot frymë.

Arbitri ishte disa metra  larg nga futbollisti, ndërsa  ndërhyrja e tij ishte e menjëhershme duke i kapur gjuhën lojtari dhe  duke shmangur një  fund tragjik për futbollistin.

 “Kam ndjekur një kurs dhe e dija mirë se çfarë po bëja. E kuptova menjëherë që situata ishte e rëndë. Më përqafoi dhe më falenderoi”, tregoi Bruno Mariç.
 

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com