Kroaci/ Arrestohen 25 persona, ndër ta dy shqiptarë, bashkëpunonin me klanet mafioze napolitane

Kroaci/ Arrestohen 25 persona, ndër ta dy shqiptarë,  bashkëpunonin me klanet mafioze napolitane

Policia italiane

KROACI- Janë arrestuar 25 persona në Kroaci, ndër ta dy shqiptarë pasi donin të transportonin mbi 130 kilogramë lëndë narkotike drejt Italisë. Shqiptarët e arrestuar nga policia kroate  janë Reni Leka dhe Ergest Gjeka, të cilët i shpëtuan operacionit të karabinierëve më 26 shkurt. Dy shqiptarët, 31 dhe 28 vjeç janë arrestuar dhe dënuar nën akuzën e trafikut të drogës kryesisht marijuanë e kokainë.

Sipas mediave italiane, 36 persona janë vënë nën hetim, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në rrjetin, ku u gjetën 80 kilogramë kanabis më 20 Mars 2018. Sipas mediave italiane, Leka dhe Gjeka kenë lidhje me klanet mafioze napolitane që furnizonin sheshet e tregut në ishullin  Elba. Operacioni u kodua “Due Mondi” nga policia italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë