/ATSH-AFP/ - Kroatët votojnë sot në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku do të përballen presidenti në ikje, socialdemokrati Ivo Josipovic dhe konservatorja Kolinda Grabar Kitarovic, një votim shumë i ngushtë në këtë vend të përballur që prej 6 vjetësh nga një krizë e rëndë ekonomike.

Qendrat e votimit u hapën sot në orën 6:00 GMT dhe do të mbyllen në 18:00 GMT. Rezultatet e para priten në mbrëmje.

Rreth 3,8 milionë persona do të marrin pjesë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Josipovic, 57 vjeç, me profesion jurist dhe kompozitor i muzikës klasike, i cili mban një mandat të dytë pesë vjeçar mori në turin e parë të zgjedhjeve 38,46 për qind të votave duke avancuar rivalen e tij Kolinda Grabar Kitaro, e cila mori 37,22 për qind të votave, ish shefen e diplomacisë kroate (2005-2008).