KROACI - Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por dyshohet se trupi i gjetur në brigjet kroate sot, mund t’i përkasë një shqiptari 62 vjeçar të quajtur Teodoraq Rexhepaj, që ishte nisur nga porti i Brindisit më 15 mars me një jaht.
Sëbashku me të, në jaht ishte edhe një bashkëudhëtar italian me profesion gjeomtër, Vitorio Danese, 41 vjeç, por që sot janë deklaruar të dy të zhdukur nga familjarët e tyre.
Ata kishin marrë në Itali një jaht me qera dhe i ishin drejtuar Shqipërisë, por moti i keq dhe rrymat detare mund t’i kenë shtyrë drejt brigjeve kroate, pikërisht aty ku edhe është gjetur trupi i pajetë i një personi, që dyshohet se i përket Rexhepajt.
Alarmi i vënë nga familjarët e Rexhepajt ka bërë që policia italiane, kompetente vetëm për të kërkuar shtetasin Italian, të nisë hetimet për trupin. Dyshimet më të mëdha janë që trupi i pajetë i përket 62-vjeçarit shqiptar, Teodoraq Rexhepaj, bazuar mbi disa dokumente të gjetura pranë tij.
Redaksia online
(gre.m/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

25 Mars, zhduken në det një shqiptar dhe një italian